Nga Jusuf Buxhovi- Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) shpalli vendimin e saj me rëndësi të jashtëzakonshme lidhur me Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e cila u miratua më 17 shkurt 2008. Në këtë vendim, Gjykata konfirmoi me qartësi se Deklarata e Pavarësisë nuk përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe se është plotësisht në përputhje me normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Ky vlerësim ligjor, me të cilin përforcohet më tej legjitimiteti i shtetësisë së Kosovës dhe të drejtën e saj të pakontestueshme për vetëvendosje dhe pavarësi, konfirmon aktin e shpalljes së Republikës së Kosovës, në Kuvendin e Kaçanikut, më 7 shtator 1990.
Kjo përkujtesë, në rrethanat e sotme, kur klasa politike e Kosovës, siç po ngjet me cirkun në Parlamentin e Kosovës dhe në përgjithësi me mosrespektimin e institucioneve të shtetit (gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Supreme dhe gjyqësorin në përgjithësi), paraqet një alarm për rrezikun e tij nga brenda, që po vazhdoi kështu, krijon gjendjen e një puçi të heshtur institucional!