Gadishulli i premtuar

NGA BLERIM ABEDINI– ISSD N. Macedonia

Zhvillimet aktuale politike në Ballkan pasqyrojnë trashëgiminë historike nga shekulli i kaluar. Gjatë tranzicionit të viteve 90-ta, të gjitha shtetet ballkanike ishin nën ndikim të transformimit politiko-ekonomik, që ishte prapavajtëse për shtetet e këtij gadishulli. Vendimet e gabuara në periudhën e Luftës së Parë Botërore, të Dytë, nga Mbretëria Jugosllave para viteve 1945 dhe pas asaj, sollën në kundërshtime bilaterale të këtyre dekadave të fundit.

Ballkani si gadishull gjeo-strategjik është në interes të BE-së për lidhjen e shpejt me Greqinë për një tregti produktive. Çështja e Bosnjës e ngelur nga Federata Jugosllave solli në luftëra të përgjakshme, pastaj Kosova e nominuar si krahinë autonome sfidoi luftën për fitimin e statusit të pavarësisë. Maqedonia u ndesh me emërtimin, ‘Veriore’ si dhe me kundërshti trashëgimore-historike me Bullgarinë. Në këtë aspekt shihet qartë se BE dëshiron të menaxhoj situatën për tejkalim të eskalimit të konflikteve.

Pra, BE i jep përparësi Serbisë përshkak se ka aleat Rusinë që ndikoi të armatos Serbinë me armatim për gatishmëri luftarake. Rusia ka armatosur rishtazi edhe Republika Sërpskën që tenton pavarësinë teritoriale.  Maqedonia Veriore dhe Kosova nuk kanë potencial ushtarak të ndeshen me fqinjët prandaj negociatat nuk kanë të përfunduar. Në këtë aspekt Shqipëria mundohet të mbjell pacifizmin tek shtetet fqinje duke iu referuar edhe mikut më të afërt për mbështetje-Turqisë. Shikuar nga prizmi evropian, për shtetet e ish Paktit të Varshavës po tentohet shkëputja e tërësishme nga ndikimi rus gjë e cila tregon sukses në kufijtë natyrorë të Evropës.

Turqia i përket një strategjie tjetër gjeopolitike që përmbledh shtetet mike të Azisë Qendrore dhe Lindjes së Afërme. Ajo, nuk e la të vetmuar Ballkanin sa i përket ndërmjetësimit bilateral për çështjen e Bosnjës. Ndërsa ShBA me gatishmëri ballafaqohet me të gjitha vendimet e Moskës, me asistencë armatimi, mbështetje financiare dhe shërbime adekuate për qëllim të zgjerimit të Aleancës Veri-Atlantike duke e njohur taktikën e kundërshtarit të saj, për dy shekuj.