Diplomacia perëndimore duket se ka gjetur një ‘zgjidhje’ për krizën në veri të Kosovës

SELIM IBRAIMI-Diplomacia perëndimore duket se ka gjetur një zgjidhje për krizën në veri të Kosovës. Diplomatët e lartë të BE-së, kancelari gjerman Schultz, presidenti francez Macron, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ai serb Aleksader Vuçiq kanë rënë dakord për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Në këtë kuadër, zyrtarë të lartë amerikanë nga Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi kanë biseduar me kryeministrin Albin Kurti për krizën dhe gjetjen e një zgjidhjeje të re. Propozimi ndërkombëtar duket se do të parandalojë shtimin e dhunës në veri të Kosovës, bllokimin e provokimeve të mëtejshme serbo-ruse dhe planin për zgjedhje të reja në veri të Kosovës me vazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit (2023). Madje, nga takimi i djeshëm nuk ka asnjë mesazh të qartë nga SHBA-ja dhe BE-ja për rolin e Serbisë në krizën e re. (@CSSDMacedonia)