SELIM IBRAIMI- (SHBA)

Sipas radios “Evropa e Lirë” ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit për Europë dhe Azi, Filip Riker u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të suspendojnë taksën doganore të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut dhe arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi.

Ish –ambasadori amerikan në Maqedoni Filip Riker po ashtu nga Shkupi, porositi dhe kërcënoi Kosovën që të lëshojë pe dhe t’i hyjë rrugës së dialogut të padefinuar nga vetë Uashingtoni.

“Nëse Prishtina zyrtare nuk kthehet në negociata siç ka thënë ‘pa kushte’, atëherë do të rrezikojë të ardhmen e saj europiane dhe jo vetëm”, tha Riker, njofton Evropa e Lirë.

 

Vështrim

 


Një marrëveshje në mes Prishtinës dhe Beogradit që nga fillimi i dialogut ka mundur të arrihet që në fillim të vitit 2011 kur palët u pajtuan të nisin dialogun e dyshimtë në mes dy shteteve me mbykqyrjen e Bashkimit Europian.

Mirëpo, me ndyshimet në administratën amerikane e sidomos me atë të presidentit Donald Trump, rritja e preferences amerikane për një Serbi të fortë në Ballkan si pjesë e grupit të mundshëm të shteteve apo të një kundër blloku ndaj Rusisë, e ka dobësur faktorin shqiptar në Ballkan, ndërsa Kosovën pothuajse e ka lëvizur diku si në vitet 1981-1988.

Kjo që po ndodhë me Kosovën në raport me Uashingtonin dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, vërtetë po e dëmton Kosovën dhe e ka bllokuar qeverinë në Prishtinë duke e përçarë politkën kosovare për sa i përket dialogut dhe marrëveshjes  me Serbinë që parasheh ndryshime dhe modifikime territoriale.

Gjatë një konference të përbashkët shtypi me diplomatin Riker, kryemnistri Zaev tha se me Serbinë Maqedonia ka marrëdhënie të shkëlqyera dhe nuk e ka ndërmend të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë.

Këtu një gjë është e qartë, ShBA përveç që dëshiron një Ballkan stabil, ajo gjithashtu preferon edhe partnerë strategjikë që do ta mbajnë boshtin amerikan. Atëherë me ndryshimet territoriale dhe me marrëveshjen e re, cili komb në Ballkan do të fitojë nga epoka e re diplomatike amerikane? (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

 

[author ]Global Threats with Selim Ibraimi

 

  • Selim Ibraimi is an Albanian-American international politics expert, author and journalist, with a focus on geopolitics and security affairs of Europe and the Balkans. After completing his B.A. in Journalism at University of Tirana, he earned his M.A. in International Relations at Webster University-Scott Air Force Base, IL United States. [/author]