SELIM IBRAIMI- Diversiteti etnik është një nga karakteristikat më specifike sociale dhe politike të Ballkanit. Shumica e grupeve etnike janë Sllavët e Jugut, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë në Bullgari, Serbi, Bosnjë dhe Herzegovinë, Kroaci, Slloveni, Maqedoni dhe Mal të Zi. Sipas (EB) bullgarët, maqedonasit dhe sllovenët flasin gjuhët e tyre sllave, ndërsa sllavët e Serbisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi flasin të gjitha dialekte të serbo-kroatishtes.

Në anën perëndimore të Ballkanit shtrihen shqiptarët të shpërndarë në disa shtete. Shqipëria përbën shumicën më të madhe të territorit ku jetojnë shqiptarët në Ballkan. Kosova mbi 96% shqiptarë rradhitet në vendin e dytë pas Shqipërisë duke vazhduar me shqiptarët e Maqedonisë si grup i dytë më i madh entik menjëherë pas maqedonasëve sllavë dhe në fund shqiptarët e Malit të Zi, Preshevës dhe një pjesë të Sanxhakut e përbëjnë kompozimin etnik dhe kulturorë të shqiptarëve në Europën Juglindore përballë Sllavëve të Jugut. Sllavët e Jugut dhe shqiptarët në Ballkan nuk kanë asgjë të përbashkët.Konflikte dhe politika kombëtare për shtrirje territoriale filluan pas shuarjes së Konstantinit të Madh.

Me dobësimin e Perandorisë Bizantine, shqiptarët mbetën nën botën e Bullgarisë dhe në disa faza nën administrimin e principatave serbe.Dobësimi i skajshëm i Perandorisë Lindore Romake që sot mund të krahasohet me shtetet që rangohen si Fuqi të Mëdha, për marrëdhëniet e atëhershme ndërkombëtare, ishte një vakum në favor të sllavëve që tashmë konsideroheshin fuqi rajonale kundrejt Bullgarisë dhe Bizantit.

Mirëpo në hapësirën gjeopolitike të Perandorisë Bizantine, shqiptarët ishin aleatët më të besuar të Konstandinopjës. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

Vazhdon