Rashiti:”Uashingtoni mendon se nëse Serbia nuk ecë drejt BE-së, ajo do të bie më shumë nën kontroll të Rusisë…”

Intervistë me analistin e çështjeve ballkanike dhe Drejtorin ekzekutiv të Grupit Ballkanik për Politika z.Naim Rashiti.Intervistoi Selim Ibraimi nga ISSDMaqedonia

[box type=”shadow” ]Shumë diplomatë mendojnë se me përshpejtimin e anëtarësimit të Serbisë në BE, mund të shpëtohet edhe Bosnjia. Nëse nuk ka marrëveshje në mes Serbisë dhe Kosovës, gjendja e pasigurtë, status-quoja do të vazhdojë në Ballkan[/box]

 

ISSD:Si e vlerësoni debatin për korrigjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë?

Naim Rashiti:10 vjet pas pavarësisë, konteksti ndërkombëtar ka ndryshuar.BE kërkon nga Serbia marrëveshje me Kosovën ashtu që ajo mund të ecë drej BE-së por edhe Kosova duhet të bëjë marrëveshje me Serbinë për të menduar dhe për të aplikuar për statusin e kandidatit për në BE. Përndryshe nuk ka gjasa që Kosova të mendojë të përafrohet me BE-në.10 vite pas pavarësisë,aleatët e Kosovës dhe mbështetësit e saj janë në një situatë më pak të favorshme. 20 vite pas luftës marrëdhëniet në mes Serbisë dhe Kosovës janë të pazgjidhura.Presidenti serb Vuçiç ka bindur EEAS-in dhe administratën e Trumpit se do ta njohë Kosovën nëse merr një pjesë të territorit. Gjatë dy viteve të fundit, Vuçiç ka insistuar këtë në takimet me Thaçin. Si kundërpërgjigje, Thaçi ka kërkuar shkëmbim. Diskutimet kanë vazhduar në këtë rrafsh me miratimin e zonjës Mohgerini.Adminstrata amerikane kërkon marrëveshje në mes Serbisë dhe Kosovës njëlloj si  në mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Uashingtoni mendon se nëse Serbia nuk ecë drejt BE-së, ajo do të bie më shumë nën kontroll të Rusisë,dhe si e tillë do të sjellë më shumë rreziqe për rajonin. Ata mendojnë se Bosnja është e pashpresë, se paku le të zgjidheet konflikiti më i madh edhe nëse përfshinë ndryshim kufijsh andej e këndej në mes dy vendeve. Ështe më se e sigurtë se nuk ka rrezik për Maqedoninë.

ISSD:Cilat janë rreziqet për shtetësinë e Kosovës?

Naim Rashiti:Rreziku më i madh janë vetë Kosova dhe Serbia të cilat mund të gjenerojnë konflikit nëse fillojnë e hapin kufijtë e nuk i përmbyllin. Për këtë, shumë pak e askush nga Bashkësia Ndërkombëtare besojnë se Serbia e Kosova me të vërtetë mund të bëjnë marrëveshje aq të mirë. Vetëm një marrëveshje gjithëpërfshirëse, në frymën evropiane mund të përballojë modifikimin e kufijve.

Nëse Kosova dhe Serbia bindin botën dhe popujt se me të vërtetë mund ta bëjnë, dhe nëse theksi vihet në paqe, kjo marrëveshje do te ishte vendosja e kufinjve të rinjë, por, realisht pa kufijë apo me kufijë evropian. Megjithatë ka ende shumë dallime mes dy vendeve se si do të duken këta kufijë.Askush dhe as unë nuk shoh rreziqe për Maqedoninë e sidomos nëse vendi futet në NATO. Rreziku tjetër është Bosnja, por ai vend është ende në situatë të vështirë edhe ashtu. Shumë diplomatë mendojnë se me përshpejtimin e anëtarësimit të Serbisë në BE, mund të shpëtohet edhe Bosnja. Nëse nuk ka marrëveshje në mes Serbisë dhe Kosovës, gjendja e pasigurtë, status-quoja do të vazhdojë në Ballkan.Pra rreziku kryesor është mos implemnetimi i shpejtë dhe paqësorë dhe në mirëbesim i një marrëveshje të tillë nga vetë Serbia dhe Kosova.

ISSD:Në mënyrë të veçantë, për të ecur përpara çfarë duhet të bëjnë Kosova dhe Serbia?

Naim Rashiti:Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë marrëveshje finale paqësore dhe ja disa opsione: 1.Marrëveshje e plotë normalizimi me këta kufinjë. 2.Marrëveshje me njohje nga ana e Serbisë dhe autonomi për veriun 3. Marrëveshje me njohje reciproke me stauts special për serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Luginës 4. Marrëveshje me njohje me shkëmbim kufijsh, me implementim të shpejtë.Nëse dështon dialogu këtë vit, tensionet në mes dy vendeve do të rriten.

ISSD:Çfarë ndikimi gjeopolitik mund të ketë rivendosja e kufijve të rinjë për Maqedoninë dhe Bosnjën?

Naim Rashiti:E spjegova më lartë.Por edhe në vitin 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë, R.S. e Bosnjës kërcënonte me ndajre. Ajo e bën edhe sot këtë.Shkëmbimi me marrëveshje gjithëpërfshirëse paqësore nuk mund të përdoret si precedent.Por megjithatë, Rusia dhe elementet nga Serbia do të mendonin ta bënin në Bosnjë. Por nëse Serbia i afrohet BE-së ajo do të kufizohet e limtitohet. Nëse Serbia nuk bën marrëveshje me Kosovën dhe nuk ec drejtë BE-së ajo do të vazhdojë të provokojë ndarjen e Bosnjës, me mbështetje të Rusisë. Maqedonia ka qenë e cënuar deri para disa viteve, me një marrëveshje për emrin, marrëveshje politike për satusin e shqiptarëve, gjuhën dhe parfaqësimi të drejtë të plotë dhe me anëtarësim në NATO dhe hapje të negociatave drejt BE-së, nuk ka asnjë rrezik për Maqedoninë.

ISSD:Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dhënë reagime të ndryshme. John Bolton (KSK) gjatë takimit me presidentin Thaçi tha se tani është koha të dyja palët të arrinë një marrëveshje. A ka ndonjë përçarje midis Uashingtonit dhe Berlinit?

Naim Rashiti: D.C. -ja dhe Berlini nuk pajtohen në këtë temë.Ata kanë probleme të mëdha mes veti dhe kjo po reflektohet edhe në Ballkan pra në temën e dialogut në mes dy vendeve. Nuk shoh pajtim të shpejtë të tyre për idenë e shkëmbimit të territoreve apo ndryshimit të kufijve. Vuçiç dhe Thaçi kanë një interes- ta drejtojnë dialogun drejt Shtëpisë së Bardhë… por të dyja vendet duhet të kenë kujdes me BE-në dhe vendet e BE-së.E vërteta është se BE dhe vendet anëtare  edhe Gjermania nuk mund të bindin mjaft Serbinë të implementojë marrëveshjet, të ndalojë fushatën agresive ndaj Kosovës dhe ta kushtëzojnë atë.Janë treguar shumë të plogështa viteve të fundit. Tani Vuçiç ia ka marrë të themi dorën dhe dinë të manipulojë me anëtarët e BE-së dhe Brukselin, por nga ana tjetër kanë irrituar teje mase Ksovën sepse as marrëveshja e energjisë për të cilën Gjermania kishte interes të madh nuk është implementuar.

ISSD:Si e vlerësoni pozicionin e shqiptarëve të Maqedonisë pas Marrëveshjes së Prespës?

Naim Rashiti:Shqiptarët në Maqedoni besoj se janë në një pozicion më të mirë se sa dy vite më herët. Para dy vitesh kishte frigë se mund të humbin në tëresi rolin e tyre.

[box type=”info” ]Ata kanë bërë mirë që kanë mbështetur Marrëveshjen e Prespës, tani me këto ndryshime pozitive për gjuhën, kushtetutën, ata duhet të kushtëzojnë barazinë e plotë kushtetetuese gjatë negociatave të anëtarësimit.[/box]

Kjo do të arrihet, as maqedonaist nuk do ta kundërshtojnë. Ky proces i emrit dhe ndryshimit të kushtetutës ju ka treguar edhe maqedonasve, se pa shqiptarët e barabartë nuk mund të bëhet dhe të ruhet shteti dhe poashtu se shqiptarët nuk janë sulmues të identitetit maqedonas. Besoj se tensionet ndër -etnike kënë rënë konsiderueshëm.Shqiptarët janë dy hapa larg barazisë së plotë.Pastaj mbetet implementimi dhe zotimi i këtyre të drejtave.

ISSD:Si komentoni ndikimin e Rusisë në Ballkan dhe në Maqedoni?

Naim Rashiti:Në fakt, askush se priste se Gruevski do të eliminohet nga skena aq lehtë dhe se Rusia do të mund të minohet aq lehtë. Nga jashtë zhvillimet e dy viteve të fundit në Maqedoni shihen si mrrekulli.Nga një perandor Gurevski u shëndrua në një iks (X) dhe ikja e tij tregoi plogështinë e tij e një lideri të madh në sytë e votuesve të tij. Ai ka humbur në tërësi dhe Rusia është dorëzuar nuk provon më. Ajo çka po ndodh është përqendrimi i saj në Serbi dhe e RS të Bosnjës për të mos lejuar të njëjtën.Besoj se Rusia ka humbur betejën në Maqedoni, mbetet të shihet sa mund të ndikojë përms Turqisë dhe elementeve dezinformuese. Prezenca fizike është tani shumë më e vogël se përpara.

 

[box type=”info” ]Shënim: Ndalohet përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional i ISSDMaqedonia rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social. Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve. Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia[/box]