(Selim Ibraimi)- Nuk është vonë që ASH të mendojë dy herë se bashkëpunimi me BDI-në e Ahmetit do t’ia ulë prestigjin partisë. Si parti, nuk mund të thuash që nuk je pjesë e përgjegjësisë, pasi je pjesë e së njëjtës qeverisje. Për të zgjidhur dilemat në debatet publike, ASH duhet të bëjë diçka. Deklarata e deputetit të BDI-së u kundërshtua, por jo nxehtë nga kryesia e ASH-së. Kryetari Arben Taravari, duhet të mohojë ose ta konfirmojë nëse deputeti Arbër Ademi ka të drejtë apo jo.
Nëse partitë opozitare kanë në plan ta dërgojnë BDI-në në opozitë në zgjedhjet e ardhshme, duhet të veprojnë tani. Nëse ASH-ja dëshiron BDI-në në opozitë në zgjedhjet e ardhshme, duhet të bëjë diçka tani. A është në rrugë ASH-ja ta nxjerrë BDI-në jashtë? Sigurisht se jo. Ndërkohë, që konfuzioni do të vazhdojë në partinë gjysmë-qeveri dhe herë duke bërë opozitë, BDI-ja me titullin e padiskutueshëm të hileve, do të vazhdojë të rrisë fuqinë financiare mbi baza familjare. Dhe kjo nuk është e gjitha!