Koment nga Selim Ibraimi- Kanë filluar arsyetimet e partive të vogla në qeverinë e Zaevit (2). Qytetarë maqedonas të deklaruar si shqiptarë janë punësuar në mënyrë të paligjshme në Ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë gjatë qeverisjes së parë në mes LSDM-së, BDI-së dhe Alternativës.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska nuk e zbaton Ligjin e gjuhëve dhe sipas reagimeve të shtypit, ka filluar ndryshimet në kokë më vete. Në të dyja rastet, zyrtarë të lartë që kanë përgjegjësi, që mund t’i ndryshojnë praktikat, dhe të shpallin si të paligjshme punësimet vinë (janë) nga radhët e partisë BESA, partneri kryesorë i kryeministrit Zoran Zaev (LSDM) para zgjedhjeve parlamentare dhe tani si pjesëmarëse në qeverinë e kryesuar nga Zaevi.

Zyrtarë të partisë BESA duke filluar nga kryetari i partisë z. Bilall Kasami, në media vazhdimisht kanë deklaruar se në këtë përbërje parlamentare pesha e tyre politike dhe vendimarëse është e rëndësishme dhe si parti pyeten për shumë punë në koalicion. Nëse është ashtu, zyrtarët e partisë BESA në qeverinë e Zaevit duhet që tani t’i rishkojnë vendimet e punësimeve të bëra para dhe gjatë vitit 2019 dhe duke insistuar në zbatimin e Ligjit të gjuhëve në ministrinë e Arsimit. Përndryshe, arsyetimet se pararadhësit e tyre janë përgjegjës për shkeljet procedurale dhe ligjore nuk qëndrojnë.

Në fund, kur partia BESA është në pushtet, nuk ka pse me retorikë opozitare të veprohet. Pushteti ka gjëra të mira, por është edhe përgjegjësi para elektoratit dhe opinionit. Koha ka ndryshuar dhe qeverisja me LSDM-në dhe BDI-në nuk është aq e lehtë aq sa dukej dhe reklamohej kur liderët e koalicionit buzëqeshnin në verë. Nëse politika dhe pushteti nuk kuptohen vetëm për një mandat, atëherë e gjithë kjo është krejt në rregull!  (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

[box type=”download” align=”aligncenter” ] Selim Ibraimi është një analist shqiptaro-amerikan i politikës ndërkombëtare dhe studiues i çështjeve të Ballkanit. Ai u diplomua për gazetari (BA). Ai mban një diplomë master (MA) në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti Webster, Scott Air Force Base në Shtetet e Bashkuara. Ai jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara dhe Maqedoni. Ai është drejtor i Institutit për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim (ISSDM). Ibraimi është autor i disa librave dhe botimeve për Ballkanin dhe rolin e Fuqive të Mëdha në rajon. Paqja e Ftohtë (10 vjet rikonfigurime gjeopolitike në Ballkan) -2016. Territori i luftës së heshtur (Trende dhe dinamika të reja gjeopolitike në Evropën Juglindore) -2018. Beteja vendimtare (Murtaja e ndryshimeve kufitare në Ballkan) -2019. [/box]