Koment nga Adelheid Feilcke- Deutsche Welle
Pjesёmarrja e ulёt nё referendumin pёr emrin nё Maqedoni ёshtё njё pikёnisje e keqe pёr zhvillimin e mёtejshёm tё vendit, mendon Adelheid Feilcke.
Ende kёto nuk janё humbur, por rezultati i referendumit pasqyron atmosferёn nё popull, gjё qё tё fut nё mendime. Edhe pse tani shumё pёrpiqen ta zbukurojnё situatёn, pёr faktin se 90 pёrqind e votuesve u shprehёn pro, shumica e madhe nё vend heshti dhe bojkotoi nё mёnyrё aktive. E kёsisoj mungon miratimi i gjerё i shpresuar pёr njё proces, qё nё referendum kishte ndёrlidhur qartazi tre ҁёshtje tё sё ardhmes: Marrёveshja me Greqinё. Integrimi nё BE dhe nё NATO. Ndaj dёshtimi i referendumit ёshtё edhe njё sinjal paralajmёrues jo vetёm pёr zhvillimet nё vend, por edhe pёr orientimin e ardhshёm gjeopolitik tё Balllkanit.
Pavarёsisht mbёshtetjes masive nga politikanё tё nivelit tё lartё si kancelarja Merkel, presidenti i Kёshillit tё BE-sё Kurz, Sekretari i Pёrgjithshёm i NATO-s Stoltenberg, kryeministri Zoran Zaev dhe qeveria e tij gjatё javёve tё fundit nuk ia arritёn ta mobilizojnё sa duhet popullin dhe ta bindin atё pёr avantazhet e marrёveshjes. Mjaft emocionale dhe rigoroze ёshё rezistenca e kundёrshtarёve, tё cilёt donin pjesёrisht tё ndёshkonin qeverinё dhe pjesёrisht tё mos pranonin emrin Maqedonia e Veriut. Bojkoti masiv i referendumit tregon pёrҁarjen politike tё shoqёrisё maqedonase dhe njё pasiguri tё madhe lidhur me ҁёshtjen e identitetit kombёtar dhe atij europian: Llogaria se ndjenjat kombёtare do tё pakёsoheshin nё favor tё njё perspektive europiane, nuk doli. Pёrkundrazi: konfrontimi edhe mё emocional pёr ҁёshtjen e emrit stilizohet si temё e kombit dhe identitetit maqedonas.
Tani po shpaguhen dekadat e humbura, gjatё tё cilave brenda vendit dhe nё nivel ndёrkombёtar ёshtё bёrё shumё pak pёr ta zgjidhur grindjen mes Greqisё dhe Maqedonisё pёr emrin e Maqedonisё dhe trashёgiminё e perandorisё antike. Kёmbёngulja, frika dhe plagёt nё Shkup janё tё thella. Euforia e deritanishme pёr BE-nё dhe NATO-n tani po vishet prej dyshimit.
Edhe nёse frikёrat prej influencёs ruse nuk u vёrtetuan nё referendum, narrativa antiperёndimore po zgjerohet. Lufta pёr kokat nё Maqedoni ёshtё nё kulmin e saj. Pas referendumit tё dёshtuar, kryeministri i Maqedonisё tani tё gjitha shpresat i var tek e vetmja kartё qё i mbetet, raundi vendimtar, kur parlamenti i Maqedonisё tё votojё pёr marrёveshjen me Greqinё, pёr tё cilёn janё tё nevojshme dy tё tretat e votave tё deputetёtve. Tё dielёn nё mbrёmje ai u bёri thirrje deputetёve tё opozitёs qё ta mbёshtesin. Nё rast tё kundёrt nё dhjetor do tё shpallen zgjedhjet e reja.
Partia nё opozitё VMRO DPMN triumfon pas dёshtimit tё referendumit dhe e shpall qeverinё e Zaevit e po ashtu edhe Marrёveshjen e Prespёs me Greqinё tё dёshtuar. Pavarёsisht pёrbetimit, se ёshtё gjithashtu pёr integrimin nё BE dhe nё NATO, opozita tregohet lidhur me ҁёshtjen e emrit e palёkundshme dhe pas suksesit tё bojkotit tё sotёm e inkurajuar.
Me luftrat nё politikёn e brendёshme ajo po mban peng tё gjithё vendin. Ajo qё duket e pamundur duhet tё ndodhё tani, disa deputetё nga radhёt e opozitёs duhet tё ndryshojnё mendjen pёr arritjen e shumicёs sё nevojshme tё dy tё tretave. Nё rast tё kundёrt marrёveshja me Greqinё ёshtё e dёshtuar, antarёsimi nё NATO dhe nё BE do tё jetё sёrish i largёt. Pasojat pёr Maqedoninё do tё ishin fatale. E ardhmja e vendit sёrish do tё jetё mё shumё se e pasigurtё. https://www.dw.com/sq/koment-dёshtimi-i-referendumit-nё-maqedoni-njё-mёsim-i-hidhur/a-45702398