NGA SELIM IBRAIMI- (Sh.B.A.) I dërguari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka njoftuar për një takim të rëndësishëm në mes presidentit Thaçi dhe Vuçiç më 27 qershor në Uashington. Administrata e presidentit Donald Trump ka marrë përsipër bisedimet serbo-kosovare deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare në mes Prishtinës dhe Beogradit. Që nga viti 2018 besohet se marrëveshja do të përfshijë korrigjim të kufirit, por duke mos e obliguar Serbinë të njohë Kosovën. Fushata serbe kundër njohjeve të Kosovës do të ndalet nga diplomacia e Beogradit dhe pengesat serbe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare do të ndërpritet gjithashtu.
“Lajm i madh! Kam marrë angazhimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndaluar përkohësisht fushatën e mosnjohjeve dhe kërkimin e anëtarësimit ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Uashington, DC në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime për dialogun. Nëse secila palë do të jetë e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, ata do të kthehen në status quo pasi të largohen nga Uashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mezi pres këto bisedime “– shkruajti Grenell në Twitter.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1272566059657117697
Analisti amerikan Daniel Server reagoi duke shkruajtur se ” ndalimi i fushatës për njohje nënkupton pak nëse Kosova nuk kërkon anëtarësim ndërkombëtar. Ju keni nxjerrë një lëshim tjetër të njëanshëm nga Prishtina. Kjo nuk është në mënyrë të barabartë dhe nuk do të bëjë asgjë për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike“.
Pausing the de-recognition campaign means little if #Kosovo is not seeking any international memberships. You have extracted one more unilateral concession from Pristina. This is not evenhandedness and won't do anything to improve economic relations.
— peacefare.net (@DanielSerwer) June 15, 2020
Përfaqësuesja gjermane në Parlamentin Europian (PE) Viola von Cramon reagoi ashpër po në Twitter: “Asnjë koment për aktivitetet e të tjerëve. Përfaqësuesi i BE-së Mirosllav Lajcak do të jetë në nesër në Prishtinë. Ai do të diskutojë për modalitetet dhe datat konkrete për një rifillim të shpejtë të dialogut të lehtësuar nga BE, një proces i cili ka dhënë rezultate reale për njerëzit në Kosovë që nga fillimi i tij”.
No comment on activities of others. #EUSR @MiroslavLajcak will be in #Pristina tomorrow. He will discuss modalities&concrete dates for a swift resumption of the #EU-facilitated Dialogue, a process which has delivered real results for the people in Kosovo since its beginning. https://t.co/SymtvWJvsU
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) June 15, 2020
Presidenti Hashim Thaçi po ashtu reagoi në Twitter: “Udhëheqja dhe mbështetja amerikane kanë qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e prosperuar të Kosovës. Prandaj, unë e mirëpres ftesën për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump dhe Richard Grenellit. Inkurajoj me forcë të gjithë që të bashkohen në këtë proces dhe të na ndihmojnë të gjithë neve – dhe rajonin, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme, afatgjate, për Kosovën dhe Serbinë. Sidoqoftë, ne kemi një vrull, falë SH.B.A. dhe aleatëve – dhe ka ardhur koha për të shpërndarë në vendet tona dhe rajonin përfundimin e paqes”.
U.S. leadership & support has always been decisive for the prosperous future of Kosova. Therefore, I welcome the invitation to resume the dialogue on normalization of relations under the leadership of President @realDonaldTrump’s SE @RichardGrenell.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) June 15, 2020
Edhe kryeministri Avdulla Hoti lëshoi një cicërimë: “Aktivitetet e koordinuara me partnerët tanë ndërkombëtar, veçanërisht me (USAGov) qeverinë amerikane dhe Richard Grenell ka dhënë rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalojë fushatën e saj të mosnjohjes. Vazhdimi i dialogut është një hap kryesor për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke!”.
Coordinated activities with our int partners, especially with @USAGov and @RichardGrenell has yielded the first results, prompting Serbia to halt its derecognition campaign. Continuation of the dialogue is a key step for the normalization of relations and mutual recognition! https://t.co/peqLiQVYo2
— Avdullah Hoti (@Avdullah) June 15, 2020
Rishqyrtim: Ka shenja që marrëveshja në mes dy shteteve të arrihet këtë vit, duke mos i paragjykuar efektet territoriale për Kosovën, rajonale dhe detajet e kësaj marrëveshje që pritet të nënshkruhet në Uashington. Kohë më parë qeveria e ish kryeministrit Albin Kurti u rrëzua nga ndërhyrjet e jashtme dhe mosmarrëveshjet me LDK-në e Isa Mustafës. Me hapat e fundit të Shtëpisë së Bardhë, BE-ja është përjashtuar nga dialogu dhe kjo mund të jetë një gjendje kalimtare deri në zbutjen e raporteve Uashington -Bruksel. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)