Diplomati dhe analisti politik nga Shkupi Arsim Zekolli ka lëshuar disa kritika ndaj sjelljeve të diplomacisë ndërkombëtare në Ballkan. Më tej në një postim në rrjetin “Facebook” ai shkruan se pse publikisht diplomatët e ShBA-së dhe BE-së insistojnë në zgjidhje territoriale-administrative për serbët në Kosovë, ndërsa në Maqedoni insistojnë në koncept multi-etnik dhe politik për shqiptarët?! Shqiptarët nuk janë të përfaqësuar realisht dhe nuk mund më të mbahen në errësire nën pëlhurën e kuazi-përfaqësuesëve shqipfolës dhe të shantazhuar. Shqiptarët meritojnë që pas aq shumë sakrificave dhe kompromiseve të kërkojnë, të insistojnë në përgjigje nga ShBA dhe BE për standardet e dyfishta në respektin ndaj serbëve në Kosovë dhe injorimin dhe poshtërimin e shqiptarëve në Maqedoni. Nëse nuk i aktualizojmë këto çështje sot, është vetëm çështje vitesh kur amullia e sotme do të shndrrohet në diskriminim masiv të shqiptarëve nën pretekste të koncepteve qytetare, multi-etnike, shtetërore përmes të cilave do bëhet shlyerja e tërësishme e përfaqësimit shqiptar në Maqedoni. Koha për veprim. (Facebook) 15.12.2022
2022-12-16