Kontinuiteti dhe integrimet e tranzicionit global

Nga Blerim Abedini, ISSD-NM


Tranzicioni shoqëror dhe ekonomik që vazhdon dekadën e katërt, nuk ka integrim proporcional në të gjitha shtetet. Vërehet se disa shtete u koncentruan në rritjen e armatimit ushtarak për të realizuar synimet politike të brendshme dhe jashtme. Disa nga vendet e Botës së Tretë kanë arritur integrime të dukshme politiko-ekonomike duke i konkuruar vendeve të caktuara të zhvilluara. Vërehen poashtu shtete të reja që marrin pjesë në studimet e Kozmosit dhe tjerë që kanë ndërprerë këto hulumtime. Megjithatë vërehet se tregëtia ndërkombëtare në periudha të caktuara parandalon për shkak të çështjeve politike në viset e ndryshme të botës.

Në krahasim me Luftën e Dytë Botërore që kishte 85 milion viktima, me fillimin e tranzicionit në vitet 90-ta të shekullit të kaluar, konfliktet ushtarake vazhdojnë në regjione të ndryshme. Nga viktimat e luftës Jugosllave nga 1991-2001 me 140.000 viktima, luftës në Afganistan nga 2001-2021 me 176.000 viktima, Irak nga 2003-2019 me afro 200.000 viktima, luftimet shkatërimtare në Siri besohet të arrijnë 500.000 viktima, lufta civile në Somali që vazhdon edhe sot me 500.000 viktima, luftërat në Nagorni-Karabah me 50.000 viktima, lufta civile në Algjer nga 1991-2002 me 200.000 viktima, në Afrikën Qendrore që vazhdojnë me afro 500.000 viktima, lufta civile në Siera Leone nga 1991-2002 me 300.000 viktima, lufta civile në Burundi nga 1993-2005 me 300.000 viktima, lufta e parë e Zairit nga 1996-1997 me 800.000 viktima, lufta e Dytë e Zairit 1998-2003 me afër 5 milion viktima, lufta me narko grupet në Meksikë nga 2006-2022 me 250.000 viktima, luftërat ndërkombëtare kundër Boko-Haramit nga 2009-2022 me 350.000 viktima, lufta civile në Jemen nga 2014-2022 me 370.000 viktima, lufta në Etiopi 2020-2022 me 500.000 viktima. Disa konflikte  shumëvjeçare kapluan edhe periudhën e Luftës së Ftohtë si lufta civile në Sudan nga 1983-2005 me afër 2 milion viktima, lufta civile në Shri Lankë nga 1983-2009 me 100.000 viktima.

Konkludojmë se pas rënies së Murit të Berlinit dhe disperzimit të Bashkimit Sovjetik në luftërat e brendshme dhe ndërkombëtare nga viti 1991 e deri më sot kemi afërsisht 12 milion viktima në njerëz në kategorinë civile dhe ushtarake. Me Revolucionin Industrial në Angli u konstruktuan maqineritë me prodhim serik për produktet ushqimore, të amvisërisë, ndërtimit e deri tek armatimi ushtarak. Studimet hapsinore instaluan satelitë të shumta në orbitë që ndihmojnë telekomunikimin në botë, me rrjedhje të shpejt të informatave. Poashtu këto satelitë artificial në orbitë ndihmojnë monitorime të ndryshme si klimatike dhe ushtarake, sikur dronet fluturuese që procesojnë video të inçizuar dhe pastaj krahasohen ndryshimet urbane në koordinata të ndryshme gjeografike.

Aktualisht ka një neglizhencë me sasinë e arsenalit nuklear që posedojnë shtetet në botë e sidomos me konfliktin ushtarak në Ukrainë dhe provokimet e Koresë së Veriut. Profesori, Leon Panetta, që është themelues i ‘Institutit për Politika Publike-Paneta’ si dhe ka ushtruar detyrën e  ish sekretarit të departamentit të mbrojtjes dhe drejtor i CIA nën presidencën e Obamës. Për edicionin e lajmeve të CNN ai deklaron se NATO duhet të kryej agresion mbi Rusinë nëqoftëse paraprakisht lansohet bomba atomike nga teritori rus.

Armët bërthamore mund të shkatërojnë një qytet të madh me dhjetra milion banorë. Ndërsa përdorimi masiv I tyre si një konflikt i shkallës ndërkombëtare, mund të zhduk kushtet për jetë në botë. Një bombë atomike e rangut të vogël mund të jetë 50%  vdekjepruese, me radius veprimi prej 275 metra. Armët nukleare dyshohet se mund të rëzohen me raketa konvencionale aktuale për shkak të shpejtësisë së madhe. Ndërsa ‘Tsar’ bomba nukleare ruse si më e fuqishme në botë, me rendiment të njëjtë të fuqisë që jep 50 megaton i trenitrotrotilit-TNT, me dimensione 8 metra e gjatë, me diametër 2-3 metra dhe peshë afër 27 ton. Në krahasim me bombën e hudhur në Hiroshimë në shekullin e kaluar, bomba ‘Tsar’ është për 1500 herë më e fortë se ajo, që do të thotë mund të shkatëroj qytete dhjetra milionëshe ose metropole të njohura botërore. Bomba e lansuar nga një nëndetëse me arsenal nuklear mund të arrij shënjestrën brenda kontinentit të caktuar brenda kohës prej 10-15 minutave.

Në episodën e radios ‘Warfare’ që emitohet me Spotify, intervistohet Dr Jean-François Bélanger nga Universiteti i Waterloo, i cili është edhe këshilltarë në Ministrinë Kanadeze të Mbrojtjes. Këtu ai përcjell historinë pas këtyre përshkallëzimeve të fundit bërthamore. Armët nukleare që tentohet të përdoren në Ukrainë me diapazon shkatërues të vogël ndaj një garnizoni mund të godasin caqe prej një largësie 300 milje. Ai thekson se përdorimi i armëve taktike nukleare është një formë e Armagedonit, një demonizim i taktikës luftarake, që do të shkaktoj dëme të mëdha në natyrë dhe pasoja shëndetsore. Kjo do të ketë përshkallëzim të madh duke marrë parasysh se sulmet do të ishin shumë intenzive. Ai përmend rastin me ofenzivat në lidhje me kodrën Tora-Bora që ishte strehim i ushtarëve të Bin Ladenit në Afganistan. Përdorimi i armës taktike nukleare mbi këtë mal nuk ka ardhur në diskutimin e rradhës nga ana Xhorxh Bushit sepse kjo ishte një demonizim ndaj armëve me pasoja të mëdha për ambientin.

Sot anët pozitive të përdorimit të elementeve kimike radioaktive mundësojnë prodhimin e energjisë elektrike që do të jenë zëvendësuese të energjive me prejardhje fosile. Shkenca ka arritur që me studimin e fuzionit bërthamorë të prodhoj temperatura të larta deri në miliona gradë celzius sikur ajo temperaturë që gjendet në bërthamën e diellit. Këto laser të prodhuara me fuzionim japin mundësi të reja për impiantet prodhuese dhe realizimin e projekteve të së ardhmes.

Referencë:

Instituti në Kaliforni-Monteray Bay, The Panetta Institute for Public Policy | Inspiring Lives to Public Service

Intervista e Leon Panetta për TV-CNN, https://m.youtube.com/watch?v=3rC6_49M1ZM

Radio intervista me dr. Jean Belanger, Tactical Nuclear Weapons • Warfare (spotify.com)

Matja e radiusit të shkatërimit të armës nukleare, https://nuclearsecrecy.com/nukemap/