Blerim Abedini, ISSD-NM– Në prag të reformave politike siç duket, nevojat për adaptimin e dukurive natyrore paraqiten si proces i pandashëm. Rreshjet e mëdha në stinën e pranverës sollën dëme materiale në të gjithë Ballkanin Perendimorë. Një moment politik jo i parashikuar nga përfaqsuesit e kuvendeve popullore! Tranzitimi ekonomik që ka tentativa afro tre dekada, gjeti establishmentin politik ballkanik me infrastrukturë të vjetëruar si ajo, e komunikacionit rrugorë, hekurudhorë, ujësjellësit të amvisërive dhe agrokulturës si dhe masave për rruajtjen e pyjeve si mbrojtëse e ekosistemit natyrorë. Sidoqoftë, Ballkani Perendimorë është kandidati i fundit që ka nevojë për stimulim ekonomik nga Bashkësia Evropiane edhe pse, vjen me një bagazh jo të rikonstruar të shoqërisë.
Trendi ekzistues i migrimeve, është në rend të parë si pasojë e faktorit financiar, si dhe faktorët që mbart kjo si: aludimi për jetë modeste, shporta konsumatore, zhvillimi jo proporcional i shtetit në regjionet rurale dhe izolimi i qytetarëve të shtetit në sajë të barrierave për punë dhe jetesë në vendet e zhvilluara. Në anën tjetër, kriza në Evropën Lindore përshkak luftës në Ukrainë si mbetje e politikave të pareformuara të shekullit të kaluar, gjatë veprimit të dy pakteve ushtarake ndërkombëtare është trashëgimi e lidershipit autokratik. Poashtu, edhe keqpërdorimi i vendimeve politike të ratifikuara dhe të aprovuara me marrëveshje ndërkombëtare për liberalizimin e shteteve që kanë pasur nevojë për jetë sovrane por të cilat janë abuzuar nga qeveria ruse, poashtu në mënyrë dinake riforcoi prapavijën e riokupimit. Shumë shtete fituan pavarësi të plotë nga ish Bashkimi Sovjetik dhe Federata Ruse në sajë të reformave të vazhdueshme politike. Pra, pa reformime politike, një sovranitet i dëshiruar është e rëndë të arrihet gjë që po e shohim tek Bellorusia, Gjeorgjia, Ermenia, dhe shtete tjera aziatike që tashmë kërkojnë përkrahje nga Unioni i shteteve në krye me Kinën; Ose me aderimin e grup-shteteve në grupin e përbashkët të shteteve-Turkic, që kryesohet nga Turqia. Pra, orientimi politik dhe ekonomik nga përfaqësuesit e zgjedhur demokratik ka peshë historike, dhe kjo është rruga që duhet të vazhdoj në të ardhmen e shoqëruar me pluralizëm politik shumëpartiak, deri në instancat më të reja të liberalizimit politik të shoqërisë.
Duhet të kemi parasysh se anëtarësimi në BE është një ngarkesë financiare për buxhetin evropian, sepse Ballkani Perendimorë do të ketë nevojë buxhetare për përmirësimin e infrastrukturës publike si: ndërtimin e rrugëve të reja për lehtësimin e transportit rrugorë, masat ekologjike për mbrojtjen e pyjeve dhe rregullimi i parqeve nacionale me infrastrukturë adekuate, mbrojtja e lumit Vardar nga mbeturinat materiale dhe ujërat e ndotura të amvisërive dhe kompanive kimike, reciklimi i mbeturinave me standarde adekuate duke mos e dëmtuar tokën pjellore dhe ujërat nëntoksore si dhe investimet e huaja nëpër pronat private që është mënyra sekondare më e preferuar për qytetarët e vendeve ballkanike. Pra, anëtarësimi në BE do të ndiqet me një multietnicitet të domosdoshëm si formë e re, e ambientalizimit në mjediset e reja multietnike, që janë sinonim për demokracitë disa qindra vjeçare.
Një ndër barrierat më të mëdha në Ballkanin Perendimorë parashikohen të jenë ndryshimet klimatike, që do ta detyroj establishmentin politik të nominuar nga populli të kapituloj në aspektin e konditave politike që i parashtron ndaj institucioneve ndërkombëtare, ndër të tjerëve edhe presionet publike nacionale me protesta, do të jetë shtesë për të pamundësuar fshehjen e korrupcionit të ushtruar brenda tre dekadave me privatizimin e pronave shtetërore dhe kompanive të falimentuara. Siç e dimë, kjo ishte kontradiktë kryesore mes komunizmit jugosllav dhe kapitalizmit perendimorë dhe atyre të Botës së Tretë si Turqia. Kapitalizmi si sistem shoqëroro-ekonomik kishte pluralizëm politik dhe mbrojtje të pronës private si dhe ndërmarrësisë personale. Partitë komuniste sot e kësaj dite i kemi në vendet e Botës së Tretë si faktorë vendimtarë politik. Partitë politike komuniste në shoqëritë pluralo-politike, ishin prezente në Itali, Greqi, dhe shumë vende të Botës me ekonomi kapitaliste si dhe treg të lirë me kompani private dhe shtetërore.
Parashikimet për dukuri negative klimatike në agrokulturën e Ballkanit Perendimorë mund të shtoj migracionin klimatik, sikur që ndodh edhe në vise të tjera të botës. Infrastruktura e vonuar për ujitjen e tokave bujqësore ka zvogluar dukshëm numrin e blegtorëve familjarë si dhe atyre me kapacitet të lartë prodhues për perime, fryte dhe kultivimin e bagëtisë në Ballkanin Perendimorë. Bile investitorë të huaj që vijnë nga vendet fqinje ndeshen me të njëjtat kërkesa për infrastrukturë të ujitjes dhe rrugë rurale të nevojshme për makinat e rënda të bujqësisë, për vjelljen e plantazheve me kultura bimore.
Hidrosfera në Maqedoninë e Veriut si shembull i Ballkanit Perendimorë është e mjerueshme. Lumi Vardar është në kategorinë e katërt të ndotjes bakteriologjike, ndërsa për nga ndotja kimike është e 4-ta dhe 5-ta. Kjo është studim i bërë nga Dr. Lupço Kostadinovski, specialist i higjienës dhe ekologjisë së shëndetit të njeriut në Qendrën për Shëndet Publik në Shkup. Çdo vit, kjo qendër merr 70 mostra nga uji i lumenjve Vardar, Treskë, Lepencë dhe Pçinjë për të kontrolluar cilësinë e ujërave sipërfaqësore. Meqenëse Maqedonia e Veriut përpiqet të bëhet një vend anëtar i BE-së, ekziston nevoja për të ndërtuar impiante për trajtimin e ujërave të zeza. Objekte të tilla infrastrukturore janë ndërtuar në Kumanovë, Berovë, Strumicë, Radovish, Kërçovë, Gjevgjeli, Prilep dhe Koçan. Megjithatë, në disa komuna më të mëdha si në Shkup, Tetovë, Gostivar, Manastir, Shtip, Veles dhe Kavadar, përpunimi i ujërave të zeza tek impiantet nuk është e rikonstruktuar.
Të dhënat e Byrosë Shtetërore të Statistikave tregojnë se në Maqedoninë e Veriut 72,2% nga sasia e përgjithshme e ujërave të zeza të prodhuara në vitin 2018, janë shkarkuar të patrajtuara në ujërat nëntokësore dhe sipërfaqësore.
Shkupi është kryeqyteti i vetëm në Evropë që nuk ka një impiant për trajtimin e ujërave të zeza. Përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH-EBRD) dhe Bankës Evropiane për Investime (EIB), të cilat financojnë projektin prej 80 milionë eurosh, presin që Qyteti i Shkupit dhe kompania publike të sigurojnë përfaqësues adekuat, për realizimin e projektit. Ndryshe, qyteti i Shkupit ka kohë që ka probleme financiare dhe politike në shërbimin publik të qytetit e që lidhet drejtpërdrejt me jofunksionalitetin e Këshillit Komunal me mazhorancë të këshillit nga partia Vmro-Dpmne.
River Vardar, abused as a dump site, is a source of diseases – Can we rescue it by 2026? | Meta.mk
__________________________________________________________________________________________________
Western Balkan issues inside and outside of the political prism!
By Blerim Abedini, ISSD-NM – On the eve of political reforms, as it seems, the need for adaptation of natural phenomena appears as an inseparable process. Heavy rains in the spring season brought material damage throughout the Western Balkans. A political moment not foreseen by the representatives of popular assemblies! The economic transition that has been attempted for nearly three decades found the Balkan political establishment with outdated infrastructure such as that road traffic, railways, water supply for households and agriculture, and measures to protect forests from illegal suppliers.
However, the Western Balkans is the last candidate that needs economic stimulation from the European Union even though it comes with a lack of reforms in the society.
The existing migration trend is primarily due, to the financial factor, as well such as: attempts for modest life, consumer baskets price, the non-proportional development of the state in rural regions and the barriers to work and live in the developed states.
Also influence of the war in Ukraine, also may being characterized as a remnant of the policies of the last century when there were two international military pacts, as well as the misuse of political decisions after dispersing of Soviet Union, regarding to international agreements for the liberalization of states that needed sovereign life. Many countries gained full independence from the Soviet Union or the Russian Federation thanks to ongoing political reforms. But some of states, without political reforms and a desired sovereignty, it is difficult to achieve, as we are seeing in Belarus, Georgia, Armenia, and other Asian countries that are already seeking support from the Union of States, currently led by China or joining the group of Turkish states (Turkic) led by Turkey. So, the political and economic orientation of democratically elected representatives is now the path that it must continue in the future, accompanied by political pluralism.
We must bear in mind that EU membership is a financial burden for the European budget because, the Western Balkans will need the improvement of public infrastructure such as the construction of new roads to facilitate road transport, ecological measures such as the protection of forests and the regulation of national parks, the protection of the Vardar river from material waste and polluted water, the recycling of waste with adequate standards without poisoning the fertile soil and groundwater. Furthermore, foreign investments in private properties, which is the most preferred secondary way for the citizens of the Balkan countries need to be considered as priority. Trends in the EU membership will be followed by a possible multiethnicity as a new form of living in a new multiethnic environment.
One of the biggest barriers in the Western Balkans is predicted to be climate change which, will force the democratic nominated political establishment to capitulate in terms of the political conditions required by international institutions. So, it puts government in the status quo and also, the corruption practiced over three decades with the privatization of properties of the state and bankruptcy companies which need feedback of their denationalization. This is the main contradiction between Yugoslavian communism and Western and Third World Countries. Capitalism as a socio-economic system had political pluralism and protection of private property and companies. To this day, we have communist parties in Third World countries as decisive political factors. Communist political parties in plural societies were present in Italy, Greece, and many countries of the world with capitalist economies, free trade and mixed private and state-owned companies.
Forecasts for negative climatic phenomena in the agriculture of the Western Balkans may increase climate migration as it happens in other parts of the world. The delayed infrastructure for irrigation of agricultural lands that has significantly, reduced the number of family livestock farmers as well as those with high production capacity for vegetables, fruits and livestock cultivation in the Western Balkans. Even foreign investors coming from neighboring countries are facing, the same requirements for irrigation infrastructure and rural roads needed for agricultural machinery to harvest vegetable plantations.
The Vardar River is in the fourth category of bacteriological pollution, while in terms of chemical pollution the 4th and 5th which is being studied by Dr. Ljupco Kostadinovski, specialist in hygiene and ecology of human health at the Center for Public Health in Skopje. Every year, this Center takes 70 water samples from the rivers Vardar, Treska, Lepenec, and Pchinya to check the quality of surface water. As North Macedonia strives to become an EU member state, there is a need to build wastewater treatment plants. Such infrastructure facilities have been built in Kumanovo, Berovo, Strumica, Radovish, Kichevo, Gevgelia, Prilep, and Kochan. However, in some larger municipalities such as Skopje, Tetovo, Gostivar, Bitola, Shtip, Veles, and Kavadar, the wastewater treatment plant has not yet been built.
The data of the State Bureau of Statistics show that in North Macedonia 72.2% of the total amount of waste water produced in 2018 was discharged untreated, into underground and surface water.
Skopje is the only capital in Europe that does not have a sewage treatment plant. Representatives of the European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) and the European Investment Bank (EIB), which are financing the €80 million project, expect the City of Skopje and the public company to provide adequate representatives for the project’s implementation. Otherwise, the City of Skopje has long term financial and political problems with the city’s public service which issues are sourcing, from Municipality Council with majority members from Vmro-Dpmne political party.
Video presentation of 2020 about the situation in the Vardar River:
Sources:
River Vardar, abused as a dump site, is a source of diseases – Can we rescue it by 2026? | Meta.mk