Nga Urim Hasipi- Pavarësisht se unë nuk pajtohem në shumë segmente dhe mënyrën e politikbërjes të kësaj qeverie, si dhe pa dallim se nga cilët parti janë ministrat, por megjithatë gjesti i sotëm i zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi, është për të përshëndetur.
Ai shmangu provokimin e rradhës nga një mediumi nacional, i cili javë të tëra zhvillon temë kryesore se, në duart e kujt mbetet shteti nëse zgjedhjet presidenciale dështojnë? Pra, çka nëse nuk dalin më shumë se 40 përqind e votuesve të regjistruar? Rrjedhimisht me automatizëm, kryeparlamentari Talat Xhaferi do të ishte në krye të shtetit! Ata nuk e kanë problemin as me BDI-në e as me LSDM-në, por vetëm me shqiptarët. Atyre ju dhemb “këtu”!
Atyre, “ju dhemb” se ministri i Punëve të Jashtme është shqiptar, atyre ju dhemb se kryetari i kuvendit është shqiptar, atyre ju dhemb çdo gjë shqiptare!
Ka shumë probleme tjera, ku mund të goditen dhe sulmohen edhe ministrat shqiptar, që nuk e bëjnë punën si duhet dhe këtu, goditjet do të duhej të ishin më të ashpra si nga opozita maqedonase ashtu edhe nga opozita shqiptare. Fatkeqësia qëndron aty se, goditen vetëm pse janë shqiptarë! Këtu nis dhe përfundon goditja ndaj tyre! Atyre nuk ju dhemb se shteti ka probleme më thelbësore! Për ata problemi më i madh është ministri, kryeministri apo kryetari i kuvendit shqiptar. Atyre hiç nuk ju intereson problemi me ndotjen, mbeturinat por problem janë vetëm shqiptarët. Ata nuk e kanë problemin me rastet sociale, me varfërinë, me rritjen e çmimeve por me shqiptarët. Atyre nuk ju intereson Bashkimi Evropian, për inat se shqiptarët janë të orientuar pro Evropës! Të kishin qenë shqiptarët me Rusinë, ata për inat neve, do të ishin në tabor tjetër, pra me Evropën. Ata nuk e kanë inatin me Bullgarinë apo me Greqinë, por me shqiptarët e Maqedonisë.
Për çudi, inat nuk kanë as për bregdetin e Bullgarisë, as për bregdetin e Greqisë e as me bregdetin e Shqipërisë. Atyre nuk ju intereson se Maqedonia e Veriut ka probleme serioze me korrupsionin! Kjo nuk është problemi, por problemi qëndron tek ministri që është shqiptar. Atyre nuk ju intereson se Maqedonia e Veriut ka probleme me funksionimin normal të institucioneve e sidomos me procedurat burokratike para sporteleve, por problemi qëndron tek ministri ose drejtori që është shqiptar. Atyre nuk ju intereson përdorimi i lartë i lëndëve narkotike në mesin e rinisë, por ju intereson që vendbanimet shqiptare të paraqiten si narko-kartele. Atyre nuk ju intereson nëse ka probleme infrastrukturore, por problemi lind kur ministri ose drejtori është shqiptar. Atyre, nuk ju intereson se kush largohet nga vendi, por problemin e kanë me shqiptarët! Atyre nuk ju intereson se a e kryen policia punën e vet si duhet ose jo, por sulmohet zëvendësministri shqiptar në vend që të sulmohet ministri maqedonas. Atyre, nuk ju intereson se ushtria e bën punën si duhet(tamam), por sulmohen kuadrot shqiptare në vend që të sulmohet ministresha që është maqedonase. Atyre, nuk ju intereson se kush e ndërtoi aeroplanin, por problemin e kanë me pilotin që është shqiptar, ata nuk kanë problemin e shtetit, por problemi i atyre janë shqiptarët që e drejtojnë shtetin..!