Zv. kryeministri Mexhiti takoi historianin Jusuf Buxhovi dhe veprimtarin Ramiz Tafilaj

Sot pata kënaqësinë e madhe të pres në zyrën time historianin dhe shkrimtarin e shquar Jusuf Buxhovi, i shoqëruar nga botuesi i tij, z. Ramiz Tafilaj, biznesmen, filantropist dhe aktivist i çështjes kombëtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi të ngrohtë, biseduam mbi gjendjen aktuale në vend, prioritetet e qeverisë së re dhe angazhimin tonë të palëkundur për të mbështetur arsimin e lartë dhe reformat në të gjitha dikasteret. Diskutuam gjithashtu për rolin e shqiptarëve në rajon dhe sfidat që ata përballen, duke theksuar nevojën për një unifikim më të madh dhe bashkëpunim mes shqiptarëve në të gjitha vendet ku ata jetojnë.

Një moment veçanërisht i mirë ishte kur z. Buxhovi më dhuroi librin e tij më të fundit, “Maqedonia nga antika deri në kohën tonë”, një vepër e çmuar që përmbledh një punë të gjatë hulumtuese bazuar në dokumente nga arkiva të shumta ndërkombëtare. Kjo dhuratë e vlefshme për mua, theksoi rëndësinë e studimeve historike dhe rëndësinë e tyre për identitetin tonë kombëtar.

I falënderova nga zemra për vizitën dhe shpresoj të takohemi përsëri së shpejti.