Selim Ibraimi -(CSSD)– Në gjeopolitikë dy ide janë të lidhura me territorin si hapësirë politike.
Territori dhe sovraniteti kërkojnë një lloj kontrolli politik të hapësirës. Ndërsa politika, ose ushtrimi i pushtetit nga qeveria kërkon territor.
Territorialiteti në fakt është fuqia e ushtruar përmes ndërtimit dhe menaxhimit të territorit nga qeveria e zgjedhur nga qytetarët me votim të drejtëpërdrejtë ose në shtetet diktatoriale me dhunë.
Megjithatë të gjitha qeveritë dhe shtetet të çfardo lloji të jenë operojnë në bazë të këtyre principeve gjeopolitike.
Maqedonia si shtet i ri në Ballkanin me përplot ide separatise dhe nacionaliste, që nga pavarësia ka operuar me një sistem të vjetër të trashiguar nga ai jugosllav dhe serb.
Kjo u dëshmua nga veprimet e qeverisë së Nikolla Klusevit, Branko Cërvenkovksit dhe së fundi për habi nga ish qeveria e Nikolla Gruevskit. Aktualisht qeveria e kryeministrit Zoran Zaev menaxhimin…
Pjesë nga “Territori i luftës së heshtur”
(Dinamika të reja gjeopolitike në Europën Juglindore)
Autor: Selim Ibraimi
6.10.2017