SELIM IBRAIMI-Protesta të përditshme në Beograd, dhunë nga opozita shqiptare në Shqipëri, debate dhe përgatitje për fillimin e negociatave serbo-kosovare.Uashingtoni vazhdon me presionin për marrëveshje të re në mes shqiptarëve të Kosovës dhe Beogradit.Evropianët të habitur nga administrata e presidentit Donald Trump për të blerë avionë të teknologjisë së fundit F-35. Rrjeti i gazit rus “Nord Stream-Rrjedha Veriore” po lëkund balancën e foracve në Bashkimin Evropian dhe atlantizmi i nisur para 75 viteve po dobësohet.Rusia pranoi Shkupin me emrin e ri Maqedonia Veriore, ndërsa Ballkani Perëndimor, pas shpresave se qetësohet, po prodhon krizë të re të mosbesimit në gjyqësor, rritje të nepotizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Për nga jashtë, Turqia dhe Rusia e nxehin tenxheren saherë që shohin mundësi për të influencuar në Evropën Juglindore. Një skenar që shkon përtej stabilizimit të rajonit, element të GRU-së po shfrytëzojnë trazirat në Serbi dhe Shqipëri. Të gjitha ngjarjet e fundit gjeopolitike po ndodhin në kohën e e riorganizimit të ri të kufijve të rajonit, njëqind vite pas ndryshimeve dramatike në Evropë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Në kokat e politikanëve nacionalistë por ndoshta edhe të atyre pragmatikë, ende vazhdon të mbetet ideja se Bosnja dhe pjesa veriore e Kosovës tashmë është në vënë në fokus nga zyrat për Ballkanin që nga Uashingtoni, Berlini, Londra dhe deri tek Moska.
- Një skenar që qeveria serbe dhe i tërë spektri politik serb po e peshon, është se me mbështetjen e Rusisë, para çdo marrëveshje ndërkombëtare do të mund të aneksonte pjesë të mëdha të Bosnjës Serbe të populluara nga serbë etnikë.
- Ndërsa ‘mbështetja’ turke për Tiranën, në kuadër të zgjerimit të Ankarasë, mund të ndihmojë Shqipërinë të marrë një manovër të ngjashme drejt Kosovës në qoftë se trupat serbe do të ankesonin me forcë pjesën veriore të Kosovës para fillimit të negociatave apo gjatë procesit ku pritet të ridefinohen kufijtë në mes Kosovës dhe Serbisë me mbështetje ndërkombëtare.
Dy dekada pas sulmeve ajrore të NATO-s dhe 24 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit, ky kurs i ngjarjeve nuk ka gjasa të përsëritet në shkallë të gjërë. Meqenëse më shumë se gjysma e territoreve të banuara me shqiptarë vazhdojnë të qeverisen nga shtete të krijuara pas vitit 1912 dhe 1945-ës, do të ishte e vështirë që të dyja shtetet me popullësi më të madhe në rajon të bien dakord për një hartë të re me përmasa të ndryshimeve të mëdha të territorit.
E para, Serbia, Kosova dhe Shqipëria mund të pajtohen për ndërrime të kufijve për sa i përket problemit në mes Prishtinës dhe Beogradit.
E dyta, Maqedonia pas ndryshimit të emrit dhe forcimit të identitetit nacional maqedonas, edhe pse me përbërje të përzier etnike, nuk është e interesuar t’i hyjë pazarit të kufijve. Kryeministri Zoran Zaev një figurë e lakëmuar nga ShBA dhe BE tha se çështja e kufijve të Maqedonisë ka marë fund.
Garancitë që ai flet, lidhet me procesin e aderimit të vendit në NATO, mbështetjen që ka nga partneri shqiptar në qeveri Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e Ali Ahmetit dhe të partive shqiptare në opozitë për sa i përket sovranitetit dhe territorit të MV-së. Nga ana tjetër, partitë opozitare shqiptare në Maqedoni kanë mospajtime dhe qëndrime të kundërta për sa i përket statusit juridik të shqiptarëve. Por, në proces afatgjatë kjo nuk është një rezultat i pamundur nëse pakënaqësitë e shqiptarëve të Maqedonisë do të rriten edhe nëse ideja do të frymëzonte liderë që do të kërkonin zgjidhje shtesë dhe të drejtën e vetëvendosjes.
Për nga raporti i Fuqive të Mëdha ekziston një realitet i rëndë historik i cili bazohet në shqetësimet e Gjermanisë për kufijtë e rinj dhe tani Perëndimi duhet të shqetësohet më shumë se ndryshimet kufitare janë pjesa e dytë e teatrit gjeopolitik të kufijve në Ballkan. (l) (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)
[box type=”note” ]Shënim:Ndalohet përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional i ISSDMaqedonia rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social. Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve. Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia[/box]