THE INSTITUTE FOR SECURITY STUDIES AND DEVELOPMENT-NORTH MACEDONIA - INSTITUTI I STUDIMEVE TË SIGURISË DHE ZHVILLIMIT NË MAQEDONINË E VERIUT- ИНСТИТУТ ЗА СИГУРНОСНИ СТУДИИ И РАЗВОЈ ВО СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА
Primary Navigation Menu
Uashingtoni dhe disa vende të BE-së e trajtojnë Presidentin e Serbisë si faktor stabiliteti në Ballkan
Nga Ivana Strander (SHBA)- Uashingtoni dhe disa vende të BE-së e trajtojnë Presidentin e Serbisë si faktor stabiliteti në Ballkan. Kur në fakt është ai që po e destabilizon… këtë e ka mësuar nga mentori i tij i dikurshëm Millosheviqi. Inteligjenca serbe ka shpenzuar kohë për të bindur disa figura në Perëndim se Vuçiqit i interesojnë vetëm dollarët dhe se ekonomia është çelësi. Të përçohet mesazhi: “të harrohen vitet e 90-ta dhe të mendohet për bashkëpunimin e ardhshëm”, që njëherit është muzikë për veshët e Perëndimit. Shkatërrimi i opozitës pro-perëndimore dhe të nxiten grupet e ekstremit të djathtë, në mënyrë që Vuçiçi të duket si një “lider i moderuar” në sytë e Perëndimit (ashtu siç bëri Putini sapo erdhi në pushtet). Mashtrimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për doktrinën serbe të sigurisë dhe Vuçiqi ka mësuar se si të flasë me Perëndimin. Fatkeqësisht, shumë politikanë në Perëndim nuk e kuptojnë Beogradin. Disa shtete (si Britania e Madhe) e kuptojnë por nuk mund të bëjnë shumë pasi nuk kanë as karrota as shkopinj. Gjithashtu, ata nuk e kanë idenë se çfarë të bëjnë me Vuçiqin pasi nuk ka një opozitë të fortë. Me Rusinë, me luftën në Ukrainë, kërcënimin e Kinës, kaosin në Lindjen e Mesme, nuk jam e befasuar që shumë pak i kushtojnë vëmendje asaj që po ndodh në Ballkan. Edhe në fillim të viteve të 90-ta, kur kishim një botë unipolare, Perëndimi ishte vonuar dhe i shkëputur për një kohë të gjatë. Shumë politikëbërës nuk e kuptojnë ideologjinë, kulturën, politikat e identitetit në Ballkan dhe mendojnë se dollari është gjithçka. Prisni deri më 5 maj kur Vuçiq, Dodik dhe Kisha Ortodokse do të shpallin Botën Serbe. Politikëbërësit perëndimorë ndoshta do të thonë “mos u shqetësoni se është vetëm nacionalizëm për audiencën vendase. “Vuçiç është djali ynë dhe ne mund të kontrollojmë Dodikun.” (@CSSDMacedonia)
Washington and some countries in the EU treat the President of Serbia as the factor of stability in the Balkans. When, in fact, he is the one who’s destabilizing it… he has learned this from his mentor Milosevic.
Dr. Ivana Stradner është hulumtuese në Qendrën Barish për Integritetin e Medias të FDD, SHBA. Ajo është studiuese e doktrinave ushtarake të Rusisë. Dr. Ivana është korrespondente speciale për KyivPost. Përpara se t’i bashkohej FDD-së, Dr. Ivana punoi si studiuese në Universitetin e Harvardit dhe pedagoge për një sërë universitetesh, duke përfshirë Universitetin e Kalifornisë- Berkeley, dhe si bashkëpunëtore e Jeane Kirkpatrick në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve (AEI). Artikujt e Ivana Strander-it i gjejmë në revistat prestigjioze amerikane dhe ndërkombëtare si The Washington Post, New York Post, Foreign Affairs, The Hill, Foreign Policy, Politico, The Telegraph, National Review, etj.