Serbia do të marrë 600 milionë euro nga BE-ja për hekurudhat

Serbia së shpejti do të marrë 600 milionë euro nga Bashkimi Evropian për të rindërtuar hekurudhën ndërmjet qytetit jugor të Nishit dhe Beogradit. Marrëveshja do të nënshkruhet deri në fund të shkurtit për grantin më të madh të vetëm që vendi ka marrë nga BE deri më sot.

Rindërtimi i 230 kilometrave hekurudhë do të kushtojë gjithsej 2.2 miliardë euro, ku 1.1 miliardë do të vijnë nga Banka Evropiane e Investimeve si kredi, ndërsa pjesa tjetër nga buxheti i Serbisë. Rindërtimi është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2029 për të lejuar shpejtësi deri në 200 KmH.

Hekurudha ndërmjet Beogradit dhe Nishit është pjesë e rrjetit të transportit transevropian, që lidh pjesën jugore të BE-së. Ajo mbetet rruga kryesore në lidhjen e Ballkanit Perëndimor, BE-së dhe Turqisë. (Demostat)

Analistë të jashtëm thonë se kjo mund të konsiderohet një politikë e falimentuar e BE-së. Analisti polak Jakub Bielamowicz në një postim në Twitter thotë se Serbia, një vend që:
(1). refuzon vazhdimisht të miratojë sanksione ndaj Rusisë,
(2). nxiti një krizë serioze në Kosovë në fund të vitit 2022, dhe tani do të marrë grantin më të madh ndonjëherë të BE-së (600 milion €). Sipas tij, këtë politikë të BE-së të falimentuar, e mbështet dikush? Sipas tij janë njerëzit e Orbanit si @OliverVarhelyi
. (@ISSDMacedonia)
.