Rusët i dërgojnë porosi presidentit serb Aleksandër Vuçiç që të hënën në Bruskel të mos nënshkruajë asgjë dhe të blejë kohë.
“Nesër në Bruksel do të mbahet takimi i presidentit të Serbisë dhe “Kryeministrit të Kosovës” me ndërmjetësuesit evropianë. Ata do të diskutojnë për planin franko-gjerman, që në fakt nënkupton njohjen e “Kosovës”. Në këmbim, gjoja, Serbia do të marrë Bashkimin e Komunave Serbe, i cili është dashur të formohet në vitin 2013. Por edhe pas 10 vitesh, shqiptarët nuk do të kryejnë asgjë, ndaj mund të harroni BKS-në”. Disa ditë para takimit në Bruksel, filluan kërcënimet:
- Eurodeputetja raportuese për Kosovën, Viola von Cramon, kërcënon (përsëri) se “pala që nuk e pranon këtë plan do të izolohet”.
– Macroni, Scholzi dhe Meloni i kanë shkruar një letër Vuçiqit. Përmbajtja e letrës nuk u zbulua, por nuk ka gjasa që të ketë një ftesë për një banket. - Presioni tradicional nga SHBA.
Politikanët serbë janë të sigurt se askush nuk do të nënshkruajë asgjë nesër. Është logjike, sepse të pajtohesh me planin franko-gjerman = të bësh një tradhti. Askush, madje as qeveria më properëndimore, nuk do të pajtohet me këtë. Përsëri, Serbia duhet të luajë me kohën me çdo mjet… @vestniksrb –
Kryeministri Albin Kurti gjithashtu ka pranuar një letër nga treshja evropiane tre ditë para takimit në Bruksel.
Selim Ibraimi (@ISSDMacedonia)