Promovimi i “KOSOVËS” në Universitetin TOBB të Ankarasë

“Kosova” , botimi në anglisht, u promovua në Universitetin TOBB të Ankarasë. Para një adotiriumi të zgjedhur profesoreshësh dhe studiusish të këtij universiteti të njohur, prof.Birgul Demirts tha se “Kosova” është vepra e parë historiografike e një autori shqiptar për historinë e shqiptarëve që shtrihet në një rrafsh kohor dhe hapësinor, që si e tillë ka munguar. Ky dimension, në kontekstin historik, Kosovën, si vazhdimësi e Dardanisë antike, e konfiguron si qendër të botës pellazge-ilire me ndikim të madh në qytetërimin antik. Në vëllimin e parë të kësaj vepre (Antika, Mesjeta), bëhet përpjekje që Dardanët të shihen të lidhur me Trojën dhe qytetërimin bryg dhe hitit në Azi të Vogël, pamje kjo që në raport me atë të mbretërisë së Dardanisë, si fuqi rajonale të njohur nga shekulli VI para erës sonë, e shtynë për shtatë shekuj në thellësi. Mbi këtë koncept, autori përpiqet të ndërlidh historinë e Dardan si themelues të Trojës me atë të mbretërisë së Dardanisë në përmasat e një fuqie hegjemone në luftrat të vazhdueshme me mbretërinë e Maqedonisë. Sipas prof. Demirtash, kjo vepër e mbështetur mbi këtë sfond, do t’ i ndihmojë shumë pamjes objektive të historisë shqiptare në Turqi, që deri më tash i ka ardhë rëndom nga burime të huaja të shumtën sllavo-ruse me dioptri jo objektive ose të shtrëmbëruar qëllimisht për qëllime politike, siç ishin ato nga shekulli XIX e këndej.

Këtij vlerësimi iu bashkua edhe ambasadori i republikës së Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, njëherësh përkthyes i pjesës më të madhe të veprës në tre vëllime. Spahiu theksoi se kjo vepër pos aspektit historik të një kompetence shkencore të paparë të ne, ndihmon edhe njohjes më të mirë midis dy popujve nga qe interpreton faktet historike me një kompetencë të madhe për çka me të drejtë, ka zgjuar edhe vëmendjen e qarqeve të këtushme shkencore.

Autori,pasi paraqiti pikëpamjet rreth konceptit të veprës si dhe fushatës së orkestruar nga Beogradi dhe “akademikët” serbë, të cilët nuk mund të pajtohen t’u dekonspirohen gënjeshtrat e tyre për gjoja shtetin mesjetar serb dhe Kosovën “djep të civilizimi të tyre”, u ballafaqua me pyetjet të shumta, kryesisht rreth raporteve historike shqiptaro-osmane për të cilat ka mendime të ndryshme dhe shpesh kundërthënse kur ato u intonohen realiteteve politike në përputhje me koninkuturat e tyre të kohës. Autori me këtë rast tha se shumë nga raportet historike shqiptare-osmane rëndom përcillen me keqinterpretime sa nga mosnjohja e fakteve, sa nga ngatërrimi i tyre i qëllimshëm me realitetet shoqërore-politike, e sa nga stereotipet ideologjike dhe ato të dogmës nga ideologjia e histografisë serbo madhe, që edhe sot e gjithë ditën ndikojnë një pjesë të mirë të historiografisë institucionale në Prishtinë dhe Tiranë.