Blerim Abedini ISSDNMacedonia-

Tranzicioni global pas Luftës së Ftohtë e dëmtoi më tepër sistemin politiko-ekonomik të vendeve komuniste. Me korruptimin e pronave shtetërore, rritjen e papunësisë, emigrimin ekonomik, luftën jugosllave, ndikoi në dobësimin e tregut evropian. Shtetet e ndara nga Bashkimi Sovjetik me teknologji të vjetëruar mbetën të varur nga investimet evropiane. Ekonomia evropiane me këtë rast kishte ngarkesë për balansimin e ekonomisë brenda Unionit Evropian. Lufta në Ukrainë poashtu zbrazi arsenalin ushtarak të Evropës, ShBA dhe shteteve tjera- pro Aleancës Ushtarake Veri Atlantike. Shihet se vendet e zhvilluara janë balans i defekteve të ish vendeve të rregullimit politik komunist si dhe vendeve të Botës së Tretë. Megjithatë bashkëpunimi në saj të rivaliteteve të kaluara historike, solli rezultate pas disa dekadash me zbulimet shkencore që ishin kontribut i inteligjencës si studentët, profesorët dhe shkencëtarë të disiplinave hulumtuese. Angazhimet për evitimin e konflikteve ushtarake, politike ndeshen me shtete të korruptuar që vështirë pranojnë kompromise bilaterale. Lidershipi i korruptuar e ka të qartë se një ditë do të përgjigjet para organeve të drejtësisë. ‘Pandemia korruptive’ ka kapluar edhe Evropën nga zyrtarë që kanë shfrytëzuar kompetencat e funksioneve të tyre institucionale. Megjithatë dëm më të madh korrupsioni i shkakton shteteve që synojnë zhvillimin ekonomik ose rringritjen. Në anën tjetër, polarizimi politik i botës ka dëm në sigurinë e përdorimit të transaksioneve me anë të internetit gjë që kjo i kushton kompanive me miliona dollarë për mbrojtjen e rrjetit të internetit nga hakerët që veprojnë në shtetet e ndryshme e sidomos tek ato me korrupsion të lartë, dhe në disa raste të mbështetur nga institucionet shtetërore. Nga perspektiva ndërkombëtare nga mos bashkëpunimi në nivel global, u konkludua se Covid-19 zgjati më shumë që u mendua. Akoma, Kina me masa të mbrojtjes nga mesjeta tenton të shpëtoj popullin e vet, derisa Pfizer ka vendosur ti jep vaksinat me një çmim të ulët ndaj shteteve afrikane.