PLATFORMA SHQIPTARE QË U RRËZUA NGA SHQIPTARËT, NGA MAQEDONASIT, NGA GREKËT..!

Nga Nijazi Muhamedi- Platforma shqiptare, që shqiptarët e të gjitha anëve e rrëzuan për tepsi pushteti mercenar dhe të tjerët që nuk e kuptuan, ishte një platformë që shqiptarëve në Maqedoni ua vendoste bazën e bashkështetformësisë si popull i dytë i saj, duke e shtruar atë konstitutivitet nga rrafshi i simbolikës së identitetit shtetëror(flamuri, himni, stema, kryeqyteti), gjer tek plotnia e identitetit shqiptar përmes statusit të njëjtësishëm juridiko-kushtetues të shqipes si gjuhë bashkë zyrtare me maqedonishten në të gjitha funksionet që i takojnë një gjuhe me njohjen e një statusi kushtetues të tillë. Meqë u krijua një mistikë se gjoja nuk është gjë kjo dhe se u shfaq si problematike për të zënë sebep mosrëndësinë e saj për shqiptarët ndërkohë që gjithë EUROPA dhe fqinjët u turrën kundër saj në bisedimet rreth Marrëveshjes së Prespës, duhet kujtuar gjithëve, dhe juve në Amerikë, se kryeministri Rama, ndaj të cilit kundërzbulimi maqedonas, si e konfirmoi publikisht një zëdhënës i qeverisë, hapi procedurën “Platforma” për ndjekje të tij, ishte vetëm mbështetës i saj, kurse autorë të saj janë dy personalitete diplomatike me njohje të thellë të koncepteve shtetërore multietnike dhe federale në vendet ku kanë bërë karrierë dhe se të njëjtit mandej, pas rrëzimit të saj nga ana e shqiptarëve, sipas informacioneve burimore që kam, MBETËN PA PUNË DHE NDODHEN NË KURBET PËR bukën e gojës në Amerikë, apo gjetkë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.