Nga Nijazi Muhamedi- PËR NJË RIDEFINIM TË TËRËSISHËM TË POLITIKËS GJUHËSORE DHE ARSIMORE NË MAQEDONI DHE TË TJERA…
PROPOZIM-Pikat e pashmangshme për Kornizën e negociatave Maqedoni-BE për riartikulim juridiko-kushtetues të statusit të shqiptarëve:
1.Rishqyrtim të procesit të “privatizimit” për të reparuar dhe kompensuar privatizimin kriminal për dëm të popullates shqiptare në komunat e tyre;
2.Rishqyrtim të tërësishëm të “denacionalizimit” të pronave të shqiptarëve të shpronësuar nga perioda e nacionalizimit dhe agrarizimit, dhe uzurpimeve “partiake” të mëvona 1946-2020;
3.Ridefinim të tërësishëm të “politikës gjuhësore”, në këtë kornizë ridefinim themelisht edhe i statusit të njëjtësishëm juridiko-kushtetues të gjuhës shqipe si gjuhë bashkëzyrtare me maqedonishten;
(Status zyrtar TË DYGJUHËSISË INSTITUCIONALE);
4.Ridefinim themelisht të sistemit edukativo-mësimor me njohjen e së drejtës për programe mësimore thjesht shqipe, nga kultura kombëtare shqiptare dhe civilizimi shqiptar,nga shkolla fillore gjer në kurrikulat universitare;
5.Ridefinim themelisht i Politikes kulturore mbi premisa të barabarësisë në mbrojtje, zhvillim, valorizim dhe afirmim të barabartë të kulturave në Maqedoni (shqipe dhe maqedonase),dhe
interkulturalitet reciprok (DUALITET INSTITUCIONAL KULTURAL);
6.Kompletimi institucional i arsimit dhe kulturës shqiptare në Maqedoni, themelimi i ENTIT TË TEKSTEVE MËSIMORE, EDUKATIVE DHE UNIVERSITARE SHQIPE. (@CSSDMacedonia)