Nga Nijazi Muhamedi- Në kohën e dogmatizmit në mesjetë, priftërinjtë në një manastir kanë debatuar me fjalë kotnie rrum 59 vjet rreth temës SA DHËMBË KA PELA?-dhe nuk e kanë gjetur përgjigjen, gjersa në vitin e 60-të të këtij debati paraqitet një prift i ri për debat, që kish marrë edhe një pelë për dore dhe e fut në kuvend, duke u thënë priftërinjve se nga sot pela do t’i ketë aq dhëmbë sa do të dalin të numëruara në gojë të saj sot-dhe me këtë historia tregon se është shembur dogmatizmi. Kështu, ngjashëm eshte duke ngjare edhe me Partallen e Ohrisë të quajtur MO që 15 vjet dhe kështu u mbyllën edhe “filozofimet” e kotnisë politike ndër shqiptarët këtu rreth “paqes” pa emër që paska sjellë ajo dhe luftën që paska ndërprerë ajo për të qenë në “të nënshtruar” ama të kënaqur..!!! Kjo palë e “filozofëvë” pas “paqes” po dalin poashtu si pazarxhi karagjoze të “kësaj paqeje” të pakuptuar, të gatshëm për të shitur ndonjë copëzë që ka mbetur pa shitur prej saj. Kjo intrigë e thellë, që është endur në formë të një stratagjeme poshtërimi-pra si një përrallë që mbaron poshtërueshëm dhe më fund dredhie(si e ka kuptimin fjala stratagjeme), me sjelljen e Ligjit per “branitelat”, sipas teorisë dhe praktikave të paqësimit të konflikteve, shumë qartë është “ridefinuar” si PAQE E SHKELUR, OSE PAQË NËNSHTRIMI, që do të thotë se as në fillimet e arritjes së saj nuk ka qenë ‘NJE PAQË E NEGOCUAR MBI BAZË TË PARIMIT “AS NGADHNJYES AS HUMBËS” PER TE DYJA PALËT NË KONFLIKT, KURSE ME LIGJIN PËR ‘BRANITELAT” AJO RIDEFINOHET FARE QARTË, SI NJË PAQË E VENDOSUR NGA ANA E FORCAVE QEVERITARE, PRA ME KËTË KEMI NJË “NGADHNJYES” QË JANË “ATA” ME MUNDJEN E FORCAVE TË ORGANIZUARA DISIDENTE NDAJ SAJ, SIKUNDËR KA QENË UÇK-JA. Ky “ridifinim” që ka shkelur rëndë parimet që një paqë e bëjnë të negocuar, e bën të paqenë aktin e saj-MO, ndaj edhe imperativisht duhet KONTESTUAR GJERSA NUK HIQET “RIDEFINIMI” UNILATERAL DHE I NJËANSHËM I SAJ NË ligjin e përmendur më sipër dhe në një nen të Kushtetutës që shërben si bazë për nxjerrjen e tij arbitrare dhe në kundërshtim skandaloz me parimet shumë konfuze të vendosjes së paqes së 2001. Përveç heqjes së “ridefinimit” në ligjin e përmendur duhet futur retroaktivisht edhe barabarësia e privilegjeve të veteranëve të të dyja palëve në konfliktin e negocuar si paqë-pra-edhe barabarësia e statusit te veteranëve të UÇK-së. Ketë e di shumë mirë “mediatori” i këtij konflikti, Pitër Fajt, që tash edhe ai është kthyer në një pazarxhi i peshtirë i kësaj paqeje të shkelur me “evaluimin” që ia ka bërë MO-ja sivjet, dhe me këtë kemi të drejt të shpërfaqim rezervat dhe dyshimet tona se nuk mund të anashkalohen motivet korruptive të angazhimit të tij rreth “evaluimit”, punë në të cilën poashtu ka shkelur parimet kryesore të evaluimit, që do të thotë mungesën e vizibilitetit të punës së tij, evaluimin e mbyllur, pra, joinkluziv dhe vetëm me njërin aktor të nënshkrimit të MO-së nga ana shqiptare-vetëm me BDI-në që nuk ka qenë edhe palë nënshkruese, e jo edhe me dy nënshkruesit e tjerë nga ana shqiptare PDSH-në dhe PPD-në. Dyshues është poashtu edhe mandati i tij në këtë proces “evaluimi”. Kësaj dallavereje të peshtirë të tij, që po heshtet apo lejohet edhe nga “lehtësuesit” apo “garantuesit” e MO-së, sikundër jane BE-ja dhe SHBA-të, ne do t’i përgigjemi së shpejti. Në fakt, ne vetëm riaktualizojmë përgigjen tonë adresuar shumë kohë më parë, me ‘PAQEN E SHKELUR”, PAQË E CILA NË 15 VJETORIN E SAJ ËSHTË “KREMTUAR” SI PAQË NËNSHTRIMI. RINEGOCIMI I SAJ FORMAL ËSHTË BËRË KATEGORIKISHT.
2024-09-12