Parlamenti serb hapi derën për tre deputetë rusë, të sanksionuar për mbështetjen e shkeljes së integritetit territorial të Ukrainës. Ata arritën në një delegacion katër anëtarësh që më 19 prill ku vizituan Kuvendin e Serbisë, dhe u pritën edhe nga kryetari i Kuvendit, Vlladimir Orliq. Delegacioni përfshinte anëtarë të Këshillit të Federatës, dhomës së lartë të parlamentit rus, Elena Afanasyeva, Andrei Chernyshev dhe Vladimir Krugli. Të gjithë ata janë nën sanksionet perëndimore. Pjesë e delegacionit ishte edhe Olesja Padolina. RSE nuk e gjeti emrin e saj në listën e zyrtarëve dhe qytetarëve rusë të sanksionuar. Bashkimi Evropian i tha Radios Evropa e Lirë (RSE) se bashkëpunimi normal me Rusinë dhe institucionet e saj nuk mund të vazhdojë. “Ndërsa sanksionet e BE-së janë të detyrueshme vetëm për anëtarët e BE-së, vendet kandidate si Serbia pritet të respektojnë ato,” tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano në një deklaratë me shkrim. https://www.slobodnaevropa.org/a/skupstina-srbija-sankcije-rusija-poslanici/32370881.html
2023-04-20