SELIM IBRAIMI-INSTITUTI I STUDIMEVE TË SIGURISË DHE ZHVILLIMIT
Burrështetas dhe zyrtarë të Aleancës Veri-Atlantike janë takuar sot në Bruksel në ndërtesën e re të NATO-s. Organizata mbeti e vetmja aleancë ushtarake në botën e re që kur Lufta e Ftohtë mori fund dhe Pakti i Varshavës u shpërbë.
Si një ndër Aleancat më të fuqishme të shekullit të XXI, NATO po përballet me vështirësi të shpërndarjes së barabartë të buxhetit nga anëtarët e saj.Deri më tani, ShBA –ja e ka mbajtur barrën më të rëndë finaciare të mbushjes së buxhetit të NATO-s me paratë e taksapaguesëve amerikanë.
Shtetet nismëtare, vendosën me Traktatin e Uashingtonit të 4 prillit të vitit 1949, të themelonin një organizatë për mbrojtje të sigurisë kolektive dhe sundimit të paqës e cila do parandalonte rrezikun dhe sulmin që vinte në atë kohë nga Bashkimi Sovjetik. Paralelisht, Aleanca do të mbronte të gjitha vendet anëtare të NATO-s nga ndonjë sulm paraprak.
Donald Trumpi dhe Evropa
Lufta e Ftohtë e la Aleancën si të vetmen ushtri në Evropë dhe në skenën ndërkombëtare që mund t’ju përgjigjej sfidave të shekullit të XXI.
Mirëpo, me fitoren e presidentit Donald Trump gjithçka ndyshoi jo vetëm në pikëpamjen amerikane për rolin e ri të NATO-s por edhe vetë evropianët filluan të mendojnë më ndryshe se si mund Amerika e re të reagojnë në epokën e Trumpit.
Qëndrimi amerikan për buxhetet kombëtare, më tepër i preku aleatët evropianë –vendet anëtare që nuk i përmbushnin detyrimet dhe në të njëjtën kohë kërkonin siguri po nga Uashingtoni.
Përshkak të paralajmërimeve të tij gjatë fushatës elektorale (2015-16) se do të kërkojë nga vendet evropiane t’i plotësojnë kërkesat bazike dhe të nevojshme të NATO-s dhe duke lëshuar kritika të ashpra në adresë të Gjermanisë e disa herë duke e quajtur Aleancën si të vjetëruar, kritikët e politikave të presidentit Trump e shikonin këtë retorikë të tij si anti- NATO dhe kundër demokracisë liberale e që sipas tyre po e dëmtonin më shumë SHBA-në dhe aleatët e saj strategjikë.
Shtetet evrpoiane anëtare të NATO-s, vëretjet e presidentit Trump i kanë marrë seriozisht dhe deri në fund të vitit 2018 tetë vende anëtare do t’i plotësojnë kriteret e 2 % nga PBK (GDP) të vëna nga NATO.
NATO njoftoi dje se në përgjithësi që nga viti 2015 të gjithë anëtarët i kanë rritur shpenzimet dhe janë të vendosura të bëjnë shpërndarje të drejtë.
Shqetësimet
Një tjetër shqetësim në rritje për Uashingtonin, janë aksionet hibride ruse në Evropën Lindore dhe në Ballkan.
Mbi 4000 mijë trupa amerikane janë stacionuar në Baltik si shenjë parandaluese kundër Rusisë.
Por, Kremlini për të testuar aftësinë e NATO-s dhe besueshmërinë e vendeve anëtare se sa NATO mund t’i mbrojë ato në rast të ndonjë sulm eventual, Rusia mund të insekenojë një sulm në “SVALIKI GAP” Poloni, aty ku shumë ushtri pushtuese të Evropës historikisht kanë dështuar.
Për ta mbajtur Rusinë të rrethuar, aleatët doemos duhet t’i rrisin buxhetet kombëtare për sa i përket kapaciteteve kibernetike dhe ushtarake.
Për të qenë Rusia jashtë Evropës Perëndimore,aleatët duhet t’ju përkushtohen gjithashtu edhe rritjes së numrit të batalioneve, shërbimeve inteligjente, operacioneve klandestine dhe së fundi pranimit në Aleancë të anëtarëve të rinj që i plotësojnë kushtet.
Ballkani
Rritja e kapaciteteve të kundër inteligjencës, është në dobi të shteteve anëtare dhe kjo u pa në Malin e Zi, ku inteligjenca ruse, kishte përdorur të gjitha mjetet për të shkakëtuar trazira dhe përmbysje të pushtetit demokratik në Podgoricë.
Në Maqedoni, propaganda ruse e ka efektin e saj të njëjtë si në çdo shtetet të Ballkanit Perëndimor.
Portale me ide nacionaliste maqedonase që transmetojnë lajme për Rusinë dhe informata kundër qeverisë së Maqedonisë, janë pjesë e taktikave hibride të partive dhe individëve maqedonas të ushtruar nga oficerë të huaj dhe që vazhdojnë të bëjnë një propagandë të akorduar mirë dhe të njëjtë me politikën ekspansioniste ruse në Ballkan.
Në këtë lojë hibride nuk bën pjesë vetëm Maqedonia, gjendja vazhdon të jetë e alarmuar në Shqipëri, Bosnjë, Serbi dhe në Kosovën Veriore.
Në këtë drejtim administrata e Trumpit ka filluar nominimin e ambasadorëve më kompetentë në Ballkan, duke filluar nga Tirana, Prishtina e me siguri do të përfundojë më emërimin e një ambasadori të ri në Maqedoni.
Megjithatë, Maqedonia kohëve të fundit ka qenë më e ekspozuar nga faktor rus dhe i gjithë procesi ka filluar që nga viti 2008. Mirëpo, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, Shkupi pret ftesë për fillimin e bisedimeve me ekipet ushtarake të NATO-s.
Për të përfunduar procesi i anëtarësimit në NATO, Maqedonia duhet të ketë një referendum të sukseshëm dhe kushtetutë të ndryshuar sipas marrëveshjes greko-maqedone.
Në Maqedoni kemi një rritje të vazhdueshme të shqetësimit dhe dallimeve nga faktori vendor dhe ndërkombëtar, se nëse ky referendum do të kalojë në shtator-tetor përshkak të zërave ekstrem të politikës maqedonse që e kundërshtojnë këtë marrëveshje.
Nga ana tjetër, sipas burimeve lokale, shqiptarët e Maqedonisë, pa ndonjë propozim të qartë në bisedimet greko-maqedone, kanë mbështetur opsionin qeveritar dhe kombëtar maqedonas për sa i përket identitetit, kulturës dhe gjuhës që janë të përfshira në Marrëveshjen e Prespës.
Me këtë lëvizje të pameduar mirë nga përfaqësuesit politikë, e kanë vënë në pikëpyetje identitetin e tyre etnik në Maqedoni.
Mbështetësit e partisë shqiptare në pushtet (BDI) ia kanë hudhur poshtë kritikat që vinë nga kongresmenët amerikanë për sa i përket pozitës së shqiptarëve në Maqedoni dhe rolit anësor që kishin shqiptarët në bisedimet Shkup-Athinë. Grupe dhe këshilla të intelektualëve shqiptarë të Maqedonisë, kanë ngritur zërin kundër politikave të zhbërjes së identitetit të tyre. Nuk është e qartë nëse me procesin e ndryshimit të emrit janë zgjidhur të gjitha çështjet e hapura në Ballkan dhe në Maqedoni.
Rivalitetet në brendi të Evropës
Britania e Madhe dhe SHBA-ja duke shfrytëzuar BREXIT-in duket qartë se janë vënë në anën e kundërt të politikave të Gjermanisë. Në fakt BREXIT-i po vështirësohet nga qasja gjermane dhe kushtet e daljes së Londrës nga unioni dhe hegjemoninë që dëshiron ta mbajë edhe më tej Britania në çështjet tregtare dhe të jashtme të Evropës.
Por këtë gjë nuk e lejon Gjermania, pasi me vendosjen e tatimeve të reja nga administrata e presidentit Trump, BE dhe as Gjermania nuk janë të sigurtë se si mund të përfundojë kjo luftë tregtare dhe impakti në vetë BREXIT-n.
Ky presion mund ta detyrojë Gjermaninë të anojë kah Rusia, ku balanca e re e forcave evropiane do të rrezikonte vetë paqën dhe sigurinë e BE-së dhe pa hamendje do ta bënte Ballkanin ende më të çrregulluar.
Përderisa në Londër liderët e Ballkanit (WB6) u mblodhën për të folur rreth perspektivës evropiane, kabineti qeveritar i kryeministres Theresa May u trondit nga dorëheqjet e ministrave britanik për BREXIT-in dhe të punëve të jashtme.
Në ndërkohë, në Turqi presidenti Erdogan po merr një rol të ri në dhe në proces të mesëm do të ketë ndikim në Ballkan.
Për më shumë, me marrëdhëniet e reja që po evulojnë, shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë ndonjë plan rezervë se çfarë do të ndodhë nëse nuk arrijë të hynë në union.
Ekziston bindja se në disa shtete të Ballkanit, qeveritë përkatëse e shohin si tepër emergjente nevojën për të gjetur ombrellë sigurie nën NATO-n pavarësisht dallimeve të aleatëve më të mëdhenj.
Në këtë rast, më tepër duket e shqetësuar Maqedonia e cila pritet të marë ftesë për të filluar bisedimet me NATO-n por me kushte dhe kritere të reja që do të vendosen nga anëtarët e Aleancës pasi t’i kenë dëgjuar kritikat e presidentit Trump. Ky është një moment i rëndësishëm për Ballkanin dhe dekadën e paqartë që po hymë.
Shënim:
Ndalohet përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre.
Bordi redaksional rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social.
Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik dhe politik në interes të qytetarëve.
Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Ju lutemi, nëse vendosni të botoni materialet tona të institutit, shkruani burimin dhe autorin e analizës.