Selim Ibraimi-(CSSD)–Në botën antike qytet-shtetet ishin fillimi i organizimit të parë politik, social dhe ekonomik. Rrethimi i qytet-shteteve me murre të larta të mbrojtura mirë nga ushtarë të gardës perandorake përbënin një ndër shtyllat e polisit. Marrëdhëniet ndërkombëtare të botës antike kryesisht ishin të lokalizuara në një hapësirë të ngushtë të sistemit të atëhershëm. Shenjat e para i gjejmë në Babiloni dhe deri në Maqedoninë antike.
Në vijim në disa faza, sistemi ndërkombëtar ishte multipolar. Rënia e Fenikasëve, Kartagjenës, Greqisë, Ilirëve, Romës, Bizantit dhe njëkohëisht shfaqja e e shenjave të para të rënies së Perandorisë Osmane në Ballkan dhe humbja e disa luftërave në Mesdhe nga flota osmane, i dhanë një trend të ri zhvillimit politik dhe social Europës Perëndimore.
Procesi reformues dhe ndarja nga kisha ishin një ndër hapat e parë të hapjes së shoqërisë perëndimore.
Teknologjia në rritje, revolucioni industrial, depërtimi i barrutit në Europë dhe një varg zbulimesh tjera si nga europianë t dhe nga bota islame sollën një trend të ri në fund të Mesjetës. Paqja e Vestafalisë e vitit 1648 e nënshkruar në Munster të Gjermanisë nxiti një rend të ri ndërkombëtarë.
Nikola Machiavelli, Tomas Hobbsi, David Hjumi me idetë progesive të organizimit të shtetit i dhanë një kuptim të ri politikës.
Kalimi nga sistemi i principatave në shtet-komb nuk ishte i lehtë dhe lufta 100 vjeçare në Europë bashkë me 30 vite konflikt të pandërprerë për dominim në truallin Europian i rritën ndenjat nacionale për shtete kombëtare. Revolucioni në Francë dhe Kongresi i Vjenës i dhanë një shtytje ngjarjeve politike drejt nacionalizmit modern.
Një paqë u arrit në mes fuqive europiane të dala nga Kongresi i Vjenës, ndërsa Bashkimi i Gjermanisë në vitin 1871 e transformoi nacionalizmin.
Ballkani i ndodhur në mes dy vlimeve nuk arrti ta përjetojë zhvillimin industrial dhe me këtë shkëputja nga Perandoria Osmane ishte më e vështirë pasi popullata e përzier nuk ishte e gatshme për ndryshime.(vazhdon)
Pjesë nga “Territori i luftës së heshtur”
(Dinamika të reja gjeopolitike në Europën Juglindore)
Autor: Selim Ibraimi
4.10.2017