Nga Urim Hasipi- Nëse qenka e vërtetë që Izet Mexhiti ka avancuar në pozita të larta farefisin e tij që poashtu i ka punësuar dikur, atëherë ky njeri është kopja më e keqe e BDI-së. Ti je bërë pjesë e qeverisë ku ke qenë për 20 vite funksionar. Kjo nuk është lajm sepse dihet se pse je ndarë nga BDI-ja. Pra, ti vazhdon akoma më keq se ata. Ti sot do të duhej të ishe shembull se si nuk duhet të funksionosh për të dalur kokën lartë sepse ke pasur mundësinë ta shohësh në të kaluarën se nepotizmi të shkatërron. E dish pse të shkatërron. Nëse nuk e dish ta them unë. Do ju mallkoj djersa e shumë prindërve tanë që me shumë mund e sakrificë shkolluan djemt dhe vajzat e tyre dhe shkaku i nepotizmit nuk u punësuan kurse sot enden rrugëve të botës. Ajo djersë e tyre do ju ndjek gjatë tërë jetës si hije mbi kokë. Fundja, ku e dini ju se çka është djersa, çka është sakrifica e çka është të jetosh me një rrogë e të shkollosh fëmijë. Ti ke patur mundësi të jesh ana tjetër e medaljes pra në anën e mirë të historisë. Por, jo. Edhe ti bashkë me ata që deri dje ndatë tendera e morrët haraç për punësime kurrë ky popull nuk ua fal. Të bësh drejtor një të afërm është lehtë, shumë lehtë. Të punësosh një të afërm, motra, vëllezër e nipa për një funskionar është lehtë. Të bësh vepra të mëdha nuk është lehtë. Duhet guxim, dije, përkushtim, sakrificë, ti thuash të afërmit se ty të kam punësuar, ka edhe tjerë që duhet të punësohen. Ti me këtë nepotizëm skandaloz i ke mbyllur dyert për dhjetëra punësime sepse ke bërë pazar. Nuk ke takat edhe të avancosh edhe të bësh punësime. Më e lehta është të bësh drejtora. Ti vet ke akuzuar tjerët për nepotizëm e sot je bërë pronarë i nepotizmit. Kur jemi të veprat e mëdha, guxo e liro Blerim Ramadanin e arrestuar. Kur jemi te veprat e mëdha guxo e thuaj Korridori 8 do të realizohet. Pjesëmarrja në qeveri nuk është të emërosh drejtora, por shumë punë më e madhe. Nejse ….ishte qeveri nuk ishte opozitë.
2024-07-18