Në Maqedoni kemi mbi 20 vjet me radhë politikanë mashtrues që nuk bënë asgjë

EKURAN SHEHU, NY, SHBA- Në këto 24 vitet e fundit duheshte të ishin 24 vitet e shqiptarëve në Ballkan, por ne nuk e shfrytëzuam duke luftuar njëri me tjetrin. Kosova mbeti pa ushtri serioze, sepse fokusi i politikave ishte vjedhja dhe lufta me njëri-tjetrin. Mbi 20 vjet rresht i kemi parë se si tallen në parlament. Me Duda Bale e Ganimete nuk mbahet shteti. Në Maqedoni kemi mbi 20 vjet me radhë politikanë mashtrues që nuk bënë asgjë. Këta mashtrues u ndanë me njëri-tjetrin dhe Kristian Mickoski bleu një pjesë të këtyre mashtruesve dhe i mori në qeveri dhe tani s’kemi përfaqësues shqiptarë fare. Micko flet për shqiptaret e Maqedonisë. Në Shqipëri sundon një qeveri mafioze e kryesuar nga Kristaq Rama, Shqipëria ka bërë zero investime në ushtri, si me nuk qenë në NATO. Nesër Serbia marshon për në Durrës dhe nuk ka kush ta ndalë sepse vendi është mbushur me hipokritë. Ndërkohë Serbia e ka forcuar ekonominë e saj me investime serioze që vijnë nga Gjermania, Franca, Kina, Turqia… e kështu me radhë. Serbia është e armatosur me armët më moderne që ekzistojnë në botë dhe është gati në çdo rast nëse ka trazira në botë, dhe në qoftë se Amerika largohet nga Kosova, në mëngjes ushtria serbe është në Mitrovicë. Këto 20 vitet e fundit të nuk na kanë sjellë asgjë të mirë përveç të gjitha llojeve të sekteve fetare që i shofim çdo ditë në rrjetet sociale dhe në programet e televizive me ta gërdit fenë dhe kombin, pasi çdo “picimul” është bërë hoxhë dhe prift. Zoti e ndihmoftë kombin shqiptar!!!