LDK -35 vjet: Nga kuvendi themelues deri të regjistrimi në federatën jugosllave

Nga Jusuf Buxhovi- Lidhja Demokratike e Kosovës, e themeluar para 35 vitesh në Kuvendin Themelues më 23 dhjetor 1989, nga nisma për themelim e nënshkrur nga 23 nismëtarë e deri te regjistrimi nga Sekretariati Federativ i Jurispodencës, ka ndjekur procedurën ligjore në përputhje me ligjin federativ për partitë politike i aprovuar në nëntor 1988.

Në përputhje me këtë procedurë, procesverbali i Kuvendit Themelues bashkë me dhjetë listat e nënshkrueve – 127 sosh dhe me programin e partisë dhe statusin e aprovuar në kuvend, më 04 janar 1990, i është dërguar Sekretariatit Federativ të Jurispodencës. Sipas ligjit në fuqi, e gjithë lënda (programet dhe listat e nënshkruesve) i janë nështruar procesit verifikues prej 30 ditësh. Po qe se brenda kësaj kohe nuk do të kishte vërejtje apo ndalesë, partia mund të vepronte ligjshëm, siç u veprua nga ana jonë. Por Sekretariati Federativ i Jurispodencës, nga fundi i marsit kërkoi librin e amzës së regjistrimit me emrat e 3 mijë anëtarëve. Kjo kërkesë u plotësua brenda afatit të caktuar. Nga fundi i majit u kërkuan të dhëna rreth degëve dhe nëndegëve bashkë me proceset zgjedhore në to. Edhe ky kusht u plotësua. Nga fillimi i gushtit Sekretariati Federativ i Jurispondencës nxori dekretin për regjistrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në foto, disa faqe nga libri i amzës të regjistruarve në LDK nga 04 janari deri më 01 shkurt 1990.

https://www.facebook.com/jbuxhovi

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.