Nazif Zejnullahu–
Kur kalon nëpër Zajaz (si dje, për shembull), shiko dhe plas: shtëpi të ndërtuara tek e tek, me qindra metra larg njëra-tjetrës, me roleta (grila) të lëshuara kushedi kur, me bar të rritur para dyerve, me ndonjë njeri tek-tuk nëpër rrugën e pluhurosur dhe pa asnjë trotuar për këmbësorë. Më tej, në një lëndinë, të bie në sy një teneqe e madhe, shumë e madhe, me një emër të shkruar si me zor, që nuk lexohej mirë e mirë…
Te varrezat, ndërkaq, sheh flamurin kombëtar shqiptar të bërë copë-copë…
Çfarë pamje e tmerrshme!
4.09.2022