Kryministri Kurti u manipulua nga disa politikanë të VLEN-it për qëllime klanore e individuale

Analisti Selim Ibraimi ka deklaruar për www.helveticalforum.ch/ se kryeministri i Kosovës Albin Kurti mund të jetë manipuluar prej disa drejtuesve të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut. “Pavarësisht nga reagimet dhe akuzat, mendoj se politikat e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nuk kanë ndikuar në politikën e brendshme të Maqedonisë së Veriut.” “Mund të ketë pasur disa veprime nga admiruesit, por në hapa konkretë nuk patën ndikim. Kryeministri Kurti u manipulua nga partitë politike shqiptare që dëshironin të forconin imazhin e tyre në Maqedoninë e Veriut për qëllime klanore e individuale. Besoj se disa njerëz janë përpjekur ta implikojnë Kosovën si një lojtare të keqe në rajon”– ka theksuar Ibraimi.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.