Kriza bullgare dhe mospajtimet në Maqedoninë e V. shtyjnë datën e fillimit të bisedimeve me BE-në

Në Maqedoninë e Veriut, partia në pushtet LSDM dhe qeveria e z. Kovaçevski ende nuk e kanë ‘parë’ propozimin francez. Opozita maqedonase është kundër këtij propozimi. Dhe si qeveria dhe opozita në Shkup nuk pajtohen që protokolli të bëhet pjesë e procesit në BE. Kriza bullgare do ta shtyjë procesin e bisedimeve. Pra, të dyja palët duhet të punojnë për të arritur një marrëveshje të re deri në vjeshtë. Dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të fillojnë procesin e negociatave gjatë këtij viti ose në 2023. Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski e bëri të qartë pozicionin e qeverisë në një postim në Facebook dhe mund të vlerësohen si qëndrime të ashpra të palës maqedonase ndaj propozimit francez. Po ashtu, presidenti Stevo Pendarovski, ka shfaqur një linjë radikale të pozicionit të tij dhe të Shkupit zyrtarë ndaj Bullgarisë dhe problemit të pazgjidhur. (Selim Ibraimi)

https://www.facebook.com/Dimitar.Kovachevski

https://www.facebook.com/Dimitar.Kovachevski

Azhuruar/Updated 23.6.22