Komisioni i Venecias mbron gjuhët zyrtare të shteteve kombëtare, kurse gjuhëve të tjera që bashkëndajnë një territor me “gjuhën e shpallur zyrtare” nuk ua njeh statusin e gjuhëve bashkëzyrtare

Nga Nijazi Muhamedi – Komisioni i Venecias mbron gjuhët zyrtare të shteteve kombëtare, kurse gjuhëve të tjera që bashkëndajnë një territor me “gjuhën e shpallur zyrtare (shtetërore)” nuk ua njeh bile statusin e gjuhëve bashkëzyrtare. Në përbërjen e tij dhe me pozicion “legjitimues” në formulimin e opinionit janë ekspertë nga të gjitha shtetet “kombëtare”, ndërsa nga Maqedonia ka qenë një kohë presidentja e tashme Davkova, mandej Karakamisheva,etj, gjithë té ekspozuarit kundër menaxhimit multigjuhësor të realiteteve brendagjuhësore dhe mbrojtjes arrogante të politikës dhe ideologjisë gjuhësore unitariste. Kështu, sa për dijeni, farën e konfliktit gjuhésor Ukrainé-Rusi e hodhi i pari Komisioni i Venecias, i cili mbronte pozicionin zyrtar të Ukrainés mbi gjuhën ukrainase si të vetmen gjuhë zyrtare të Ukrainës, që është analog me pozicionin zyrtar të Maqedonisë që mbron maqedonishten si të vetmen gjuhë zyrtare shtetërore dhe nuk pranon shqipen të jetë gjuhë bashkëzyrtare me maqedonishten… Mbi këtë bazë të shtrembër është formuluar edhe opinioni i Komisionit të Venecias mbi Ligjin e gjuhës, duke sugjeruar që të abrogohen disa nene nga Ligji që shqipen e “avancojnë” formalisht si gjuhë bashkëzyrtare me maqedonishten…! Mendimi i një ministri shqiptar mbi “gabimin” e Opinionit të Venecias, se “shqiptarët i njeh si “pakicë” nuk qëndron në një pikë si argument, për arsye se Karta e GJUHËVE REGJIONALE DHE MINORITARE , gjuhëve u cakton dy statuse sipas realiteteve sociolinguistike brenda një shteti: statusin juridik të “gjuhës regjionale” brenda territorit shtetëror”, që domethënë gjuhën e lidhin me territorin që zë ajo ku flitet e shkruhet në faktimin e péëdorimit të saj historik dhe gjeografik, në rastin tonë këtu MAQEDONIA VERI-PERENDIMORE, (principi i autoktonisë gjuhësore, i parrëzueshëm në të drejtën ndërkombëtare) argument që i jep legjitimitet edhe shqipes për të marrë statusin e gjuhës bashkëzyrtare), dhe statusi i gjuhës minoritare për disa gjuhë me peshë demografike të vogël PRA, popullatë folëse jo në numër të konsideruar ose me oaza të vogla të shpërndara nëpër territorin shtetéror UA njeh statusin e gjuhës MINORITARE vetëm në rrafsh individual, PRA, jo si të drejtë kolektive!…Mandej, e kjo është thelbësore, gjuha REGJIONALE, në bazë të principit historik dhe gjeografik (PRA dy dimensione bazale të principit të autoktonisë) nuk varet nga numri, PRA, jo nga kriteri quantitativ i folësve, po nga lidhja historike e saj me atë territor dhe me kulturën dhe identitetin kombëtar të folësve të gjuhës që e flasin dhe shkruajnë. Kjo i mohohet shqipes në këtë rast nga pala maqedonase dhe pozicionin e saj kjo palë ia “imponon”, qoftë drejtpërdrejtë përmes përfaqësuesve të saj, qoftë me lobim (në shumë rast, korruptiv) dhe këtë e godet Opinioni i Komisionit të Venecias..!