Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe ministri i Jashtëm i Kinës Qin Gang u takuan “në margjinat” e takimit të G-20. Lavrov tha se kemi plane të gjera për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha sferat. “Edhe një herë, ju lutem pranoni urimet e mia për emërimin tuaj si Ministër i Jashtëm i Republikës Popullore të Kinës. Jam i sigurt se duke punuar së bashku do të jemi në gjendje të sigurojmë vazhdimësi dhe përparim të qëndrueshëm në të gjitha fushat, siç është rënë dakord nga udhëheqësit tanë, duke përfshirë samitin e tyre të 4 shkurtit 2022 në Pekin”. “Ne kemi plane të gjera për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha sferat dhe një agjendë të ngjeshur të politikës së jashtme, duke marrë parasysh rolin e përgjithshëm stabilizues që Rusia dhe Kina luajnë në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

S. Ibraimi (@ISSDMacedonia)

https://t.me/MFARussia/15051