“Kali i Trojës” brenda BDI së!

Nga Irfan Agushi- Që në fillim ishte e qartë se puna e votave me shumicë që fitoi VMRO-ja, do t’i prish të gjitha hesapet e parakalkuluara, sidomos ato të BDI së dhe LSDM së. Pozita dhe opozita shqiptare, kësaj rradhe gabuan shumë kur nxorën kandidatët e tyre për president dhe me këtë, vulosen fitoren e Gordanës, e njohur për ambiciet e saj nacionaliste dhe fundosën fitoren e Pendarovskit, një kryetar shteti që i duhej një vendi multietnik siç është Maqedonia e Veriut.

  1. Koalicioni paszgjedhor VMRO – VLEN është shumë i mundëshëm, dhe atë pa llogaritur shumë numrin e deputetëve që do mer VLEN-i. Rregulli fituesi me fituesin, si duket kësaj rradhe mund të mos funksionojë. Heshtja e ndërkombëtarëve në këtë pikë, e bën edhe më të qartë këtë çështje. Të paktën deri më sot, nuk kam ndëgjuar ndonjë reagim nga ndërkombëtarët, në të kundërtën ata do jepnin ndonjë sinjal. Ahmeti është në një pozicion kur smundet të ngre kërpeshin shumë dhe as ta len shumë të lirë. Gjuha nacionaliste e Mickovskit, ka filluar të ngritet në një nivel tjetër dhe Ahmeti mundohet t’ia kthej, por jo aq fort, siç e bënte para zgjedhjeve presidenciale. Data e ndryshimeve kushtetuese që duhet vendosur para hyrjes në qeveri nga shqiptarët, është rregulli bazë, VLEN-i deri më sot nuk ka ofruar ndonjë argument që po punon në këtë drejtim dhe BDI me të drejtë, kërkon me çdo kusht një datë për ndryshimet kushtetuese si kusht për qeverinë e ardhëshme.
  2. BDI kësaj rradhe është në disfavor edhe me një çështje tjetër. Fenomeni “trojan”, për të cilën nuk flitet sot se është akoma herët, por ai mund të aktualizohet menjëherë pas zgjedhjeve. “Helenët” e mundur brenda “Trojës” – BDI së, mund të ringjallen tek kryetari i PDSh së, Menduh Thaçi, Zejadin Sela, Zejd Rexhepi, pakicat rome dhe turke. Nëse Thaçi, Sela dhe Zejdi shkelën mbi fjalët e tyre, mbi premtimet e tyre dhe përnjëherë u bënë bashkë me Ahmetin, pasi nuhatën erën e pushtetit, askush nuk mund të garanton që këta subjekte politike, pasi të kenë marë katër ose pesë mandate deputeti, nuk kalojnë në anën e Mickovskit, kuptohet duke u rradhitur në krahun e bllokut shqiptarë për tu ndier të rehatshëm dhe me dinjitet. Ky rregull vazhdon edhe për pakicat tjera, brenda koalicionit të Ahmetit. Ahmeti është një politikan i zgjuar dhe duhet të ketë marë masa edhe për këtë skenarë, por mundësia e përsëritjes së një skenari të dramës Trojane, është shumë i mundëshëm. Sepse është vështirë të mbash nën kontroll, disa subjekte politike të vogla, të cilat pas 4 viteve, e shohin veten jashtë skenës politike. (@CSSDMacedonia)

Koalicioni paszgjedhor VMRO - VLEN është shumë i mundëshëm, dhe atë pa llogaritur shumë numrin e deputetëve që do mer VLEN-i. Rregulli fituesi me fituesin, si duket kësaj rradhe mund të mos funksionojë. Heshtja e ndërkombëtarëve në këtë pikë, e bën edhe më të qartë këtë çështje. Të paktën deri më sot, nuk kam ndëgjuar ndonjë reagim nga ndërkombëtarët, në të kundërtën ata do jepnin ndonjë sinjal.