Intervistë me njohësin shqiptaro-amerikan të çështjeve politike z.Ilaz Kadriu.Bisedoi Selim Ibraimi nga Platforma Analitike (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)
[box type=”info” align=”alignleft” ]Opsione tjera ka pasur, ka dhe do të ketë, nëse palët janë të edukuar në frymën e demokratizimit pa hile. Nëse garniturat e reja politike paraqiten me formula të vjetra të dominimit, atëherë këto garnitura të quajtura të demokratizuara, shqiptarëve dhe të tjerëve në Maqedoni do t’ju sjellin dëme të mëdha kombëtare, nga të cilat pasojat mund të jenë shumë të rrezikshme… Sipas z.Kadriu, delegacioni ka shprehur kulminacionin e shqetësimit lidhur me këtë iniciativë të administratës së Zaevit, e cila, në vazhdimësi e kishte edukuar, bile ‘shurdhuar’ ambasadorin Baily në Shkup, i cili më raportet e njëanshme kishte krijuar politikë poashtu të njëanshme në Washington, që në kurriz të shqiptarëve, MV të integrohet në strukturat euroatlantike dhe në BE. Mesazhi ynë ishte shumë i qartë dhe këmbëngulës: shqiptarët element shtetformues dhe gjuha shqipe zyrtare në tërë teritorin e Maqedonisë. Me këtë përforcohen themelet e këtij shteti, ku maqedonët, shqiptarët dhe grupet tjera , do ta duan, do ta ruajnë dhe do ta sëndërtojnë këtë shtet MULTIETNIK , i cili do të jetë i përbashkët…[/box]
###
ISSD: Z.Kadriu, si veprimtar i hershëm në ShBA dhe njohës i problemeve në Maqedoni si e vlerësoni gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë?
Ilaz Kadriu:Fatkeqësisht, shqiptarët në trojet e tyre të moçme vazhdojnë të jenë qiraxhi dhe të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë. Nga një regjim të egër jugosllav, shqiptarët kaluan në një regjim të ri gjoja të demokratizuar, i cili, është poaq diskriminues sa që mund lirisht të themi se çështja shqiptare në Maqedoni është degraduar edhe më shumë. Shqiptarët për më shumë se dy dekada nga rënia e komunizmit gjer më tani institucionalisht dhe ligjërisht janë kthyer mbrapa dhe për këtë një pjesë të madhe të fajit e kanë dhe e ka subjekti politik shqiptar në koalicion me subjektet politike maqedone.
- Por, hilja politike qëndron në futjen e të gjithëve në një thes për të bërë rikonstrukcionin e një identiteti të ri ku shqiptarët dhe të tjerët u duhen maqedonëve sllavë për të bërë shtetin e tyre duke krijuar tani identitet jo antik, pasi që ju mungon vazhdimësia historike nga koha e Filipit të Dytë, por këtë sllav, ku ,në vënd të multietnicitetit , do të kemi në numër vetëm maqedon. Pra në dhe të tjerët, gjer në asimilimin e përgjithshëm do të jemi numra jo popuj.
- Maqedonia le të jetë veriore, por ky shtet varet nga shqiptarët e mënçur, jo nga oligarkitë servile, të cilët vijnë e shkojnë duke ndihmuar të keqen shqiptare dhe atë maqedone. Kjo garniturë politike me bagazhin e kriminalizuar ka ndërruar”samarin por jo edhe kalin”.
Ilaz Kadriu: Takimet tona në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington, takimi ynë me ambasadorin Baily në Shkup, më ambasadorin e Kosovës në Shkup, më kryeministrinë në Tiranë dhe më presidentin Meta ishin takime të rëndësishme zyrtare ku [box type=”shadow” ] delegacioni ynë shprehu kulminacionin e shqetësimit tonë lidhur me këtë iniciativë të administratës së Zaevit, e cila , në vazhdimësi e kishte edukuar, bile ‘shurdhuar’ ambasadorin Baily në Shkup, i cili më raportet e njëanshme kishte krijuar politikë poashtu të njëanshme në Washington, që në kurriz të shqiptarëve, MV të integrohet në strukturat euroatlantike dhe në BE. Shqiptarët dhe subjektet politike shqiptare, kishin votuar , për ndryshimin e amendamenteve, kurse pala maqedone ishte ndarë për gjysmë. Në vend të gjetjes së formës edukative për palën tjetër, ambasadori akoma bën presion për votim blanco nga shqiptarët të cilët si etnikum nuk fitojnë asgje. Përkundrazi, hapin një epokë të dyshimtë për ardhmërinë e tyre si shqiptarë në këtë shtet.[/box]
Shënim:
Ndalohet përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional i ISSDMaqedonia rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social.
Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve.
Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia.