Intervistë me autorin, profesorin e historisë në Universitetin e Oxfordit dhe ekspertin britanik për Ballkanin James Pettifer.
Intervistoi Selim Ibraimi nga Instituti i Studimeve të Sigurisë dhe Zhvillimit (ISSDMaqedonia)
ISSD: Z.Pettifer cili është mendimi juaj për debatin -idenë për korrigjimin e kufijve në mes Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiç dhe ndoshta të ndonjë marrëveshje të re?
James Pettifer: Mendoj së është një gjë e mirë që filloi, ndoshta nuk është koha për marrëveshje përfundimtare të negociatave. Është koha që të flasim rreth këtyre gjërave, pasi përfundimisht Plani i Atisarit ka mbaruar, tanimë Plani i Atisarit është histori dhe duhet një zgjidhje të re në mes Beogradit dhe Prishtinës dhe është gjë e mirë të flitet në lidhje me atë se çfarë mund të jetë. Nuk mendoj personalisht se ndryshimet kufitare krejtësisht duhet të përjashtohen, sepse ata mund të jenë paqësore, është vështirë por ka shumë shembuj dhe do të ishte një sfidë për ta bërë funksionale.
ISSD: Z.Pettifer, çfarë ndikimi mund të ketë kjo lëvizje në shtetësinë e Kosovës?
James Pettifer: Nuk do të jetë lehtë për Kosovën, por nëse do të kemi marrëveshje të mirë me Preshevën ndoshta do të ishte e vlefshme.Por presidenti Vuçiç duhet të na tregojë neve çfarë ka në mend, sepse njerëzit kurrë nuk e kanë pranuar plotësisht atë që çka Presheva do të përbëjë dhe përkufizimi Jugosllav i Preshevës ndoshta nuk është i mirë. Kështu që presidenti Vuçiç duhet ta na japë më shumë informacione përpara se bisedimet serioze dhe përfundimtare të fillojnë.
ISSD: Z.Pettifer, çfarë mendoni për impaktin gjeopolitik të debatit të fundit për Maqedoninë dhe Bosnjën në të ardhmen?
James Pettifer: Nuk e blej këtë ide për Bosnjën dhe Maqedoninë, sepse edhe ashtu para kësaj ka pasur ide separatiste në Republikën Serbe që kur etniteti u krijua. Është një frikë e ekzagjëruar.
ISSD: Z.Pettifer në botën e re të presidentit Donald Trump, Brex-it, Rusisë, rolit të Gjermanisë dhe rolit të Turqisë në rajon, si e shiheni të ardhmen e Ballkanit?
James Pettifer: Kemi aktorë të fuqishëm nga jashtë dhe konsenzusi ndërkombëtar i para 15 viteve i periudhës së Klintonit dhe Blerit nuk ekziston më, pra kemi lojtarë të fuqishëm nga jashtë me agjenda dhe objektiva të ndryshme që sigurisht është një problem tradicional për Ballkanin. Është me rëndësi që t’i pranojmë këta dhe kjo është se pse Marrëveshja e Prespës është e rrezikshme sepse është destabilizues në Maqedoni, bukur në afat të mesëm e të gjatë dhe gjithashtu dhe ndoshta edhe në Greqinë veriore, kështu që ka shumë rreziqe të shumta të kësaj situate dhe Marrëveshja e Prespës nuk është trajtuar me përgjegjësi nga Komuniteti Ndërkombëtarë.
Shënim:
Ndalohet përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre.
Bordi redaksional rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social.
Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve.
Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia. Ju lutemi, nëse vendosni të botoni materialet tona të institutit, shkruani burimin dhe autorin e analizës.