Selim Ibraimi (CSSD)- Në mesjetë politika ndërkombëtare përbëhej nga një model tepër i ndërlikuar i vendosjes së juridiksioneve.
Mungesa e një trupi ndërkombëtar ku do të gjitha konfliktet do të zgjidheshin në mënyrë paqësore përbënte një ndër dobësitë e sistemit të atëhershëm të krijuar pas Paqës së Westfalisë .
Pjesa më e madhe e veprimtarisë politike ishte koncentruar në pushtetin vendor.
Në nivel lokal kishte një larmi të madhe të subjekteve politike si feudalë që qeverisnin pasuritë e tyre.
Shtetet ishin të sunduara nga klerikët dhe subjekte të vogla politike siç ishin principatat dhe duqet.
Në Europë ekzistonin dy institucione me pretendime serioze për pushtet politik: Kisha Katolike dhe Perandoria.
Sistemi politik i Europës mesjetare ishte një farë kombini i pushtetit lokal dhe vendosjes së politikës në qendër të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Megjithatë, që nga shekulli i XIV ky sistem u thjeshtua shumë pasi shteti u shfaq si një entitet politik i vendosur në qendër të marrëdhënive ndërkombëtare.
Shtetet e reja në të njëjtën kohë e vendosën veten në kundërshtim me sistemin e Papës.
Në Ballkanin e atëhershëm, principatat ishin organizimet e para politike. Bullgarët dhe Serbët filluan t’i kundërshtonin Osmanët, pas humbjes së thellë në Betejen e Varnës (1444).
Perandoria Osmane ishte në kulmin e ekspansionit në Ballkan dhe Lindjen e Mesme. Ushtria e Sulejmanit të Madhërishëm ju afrua dyerëve të Vjenës (1683).
Tentativa osmane për të pushtuar “Mollën e Artë ” paraqite rrezik të madh për sigurinë e Europës të dalë nga reformacioni.
Ky afrim i Osmanëve ishte kërcënim i drejtëpërdrejtë për rendin e ri europian.
Me vazhdimin e dobësimit të Osmanëve, pas përpjekjes së dytë për të pushtuar Vjenën dhe revolucionin industrial që kishte filluar në Europë, nisi edhe rizgjimi i emocioneve të popujëve të Ballkanit për pavarësi dhe shtete kombëtare.
Disa këtë e quajnë si Ballkani modern por faktet bëjnë të njohur si ky ishte momenti i shfaqjes së nacionalizmit të egër dhe vënies në rend të parë interesin nacional.
Priotitet për Ballkanin i cili duhej të transformohej ishin pikërisht reforimi dhe të bërit pjesë e Europës së industralizuar.
Kaosi europian pas vdekjes së Bismarkurt dhe Kaiserit (Wilheim-it të II) e nxiti Gjermaninë të pushtojë rrafshnaltën e Rhineland-it, një provincë e zhvilluar e Gjermanisë.
Separatizmi dhe pushtimi i territoreve më përkatësi të njëjtë etnike u bë pjesë e strategjive nacionale të shteteve europiane.
Nëse tërheqim një paralele historike në mes ngjarjeve të LPB-së, shumë tipare i shohim sot në BE dhe në përpjekjet e shteteve të Ballkanit Perëndimor për tu bërë pjesë e këtij sistemi të shpikur dhe tepër të avancuar.
Këtu kemi shenja të njëjta për sa i përket kërkesave për autonomi në Europë dhe Ballkan.
Europa nuk mund të bëhet Amerikë, shumë llojshmëria e kombeve me gjuhë dhe tradita është specifika që ky kontinent është bërë dinamik por edhe me rreziqe të shpërthimit të luftërave për territore.
Kush e kontrollon Europën në realitet kontrollon Euro-Azinë me ishujt e saj.
Andaj interesi nacional do të vazhdojë të jetë shqetësim kryesorë për BE-në dhe Ballkanin, pavarësisht se qeveritë deklarojnë se kanë hequr dorë nga sovraniteti dhe interesi kombëtar. Interesi kombëtar i shteteve të Ballkanit në dekadën e tretë…
Pjesë nga “Territori i luftës së heshtur”
(Dinamika të reja gjeopolitike në Europën Juglindore)
Autor: Selim Ibraimi
7.10.2017