Hapësira dhe territori

Selim Ibraimi-(CSSD) –Hapësira dhe territori ishin një ndër dy tiparet e luftërave europiane dhe vrasjeve masive të popullatës jo vetëm në Europë por edhe në Ballkan gjatë shekujve 18, 19 dhe 20.

“Volk ohne Raum” -“Njerëzit pa Hapësirë” ishte një thirrje politike dhe propagandë që u përdor në Republikën e Weimarit dhe në Gjermaninë naziste. Ky term u krijua nga shkrimtari gjerman Hans Grimm.

Republika e Weimarit si një ndër republikat më demokratike të Europës së pas LPB nxiti shumë studiues  europianë  të analizonin social -demokracinë dhe barazinë në mes klasave.

Shuarrja e republikës nga forcat naziste në vitin 1934 ishte një sinjal për shtetet e Europës që përballeheshin me krizën ekonomike botërore.

Për më shumë, lëvizjet nacionaliste kishin të bëjnë me urretjen racore dhe vazhdimin e dominimit të fuqive në teatrin europian.

Era që frynte në Perëndim u përcoll në Jug të Ballkanit me vazhdimin e gjenocidit dhe shpërnguljeve masive të etnive nga territori i Mbretërisë SKS e quajtur pastaj Jugosllavi.

Ballkani i shkatërruar nga Luftërat Ballkanike, LPB dhe idelogjia e kuqe që me shpejtësi u përhap në shtresat popullore pas triumfit të bollshevikëve në vitin 1917, këtë rritje të ekstremizmit politik dhe etnik e pranoi pa hamendje.

Shpërnguljet me dhunë u bënë përditshmëri në Ballkan dhe kjo mirëpritej nga forcat nacionaliste, pasi pastrimi etnik ishte gjithashtu pjesë e politikave qeveritare.

Ajo që pritej të ndodhë në vitin 1939 me pushtimin e Polonisë nga Gjermania ishte paralajmërim për një tmerr në jug të Europës me fillimin e LDB.

Hapësira dhe territori përsëri u bënë pjesë e garës në mes Fuqive të Mëdha gjatë dhe pas përfundimit të LDB.

Kombet e Bashkuara si trup ndërkombëtarë ku Fuqitë e Madha vendosin për çështjet botërore, është bërë dhe vazhdon të jetë një institucion ku gara në mes të fortëve kthehet në tragjedi për të vegjlit-shtetet pa ndikim.

Shpallja e pavarësisë së Maqedonisë nga Jugosllavia, barte për klasën politike një rrezik potencial për shpërthim të dhunës dhe hyrje të forcave ushtarake jugosllave ( JNA) në Maqedoni.

Shpërthimi i një lufte tjetër në jug të federatës do t’i jepte fund ëndrrës së bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhje paqësore të konfliktit që shpërtheu në Kroaci dhe Slloveni.

Maqedonia arriti t’i shpëtojë një lufte që do ta dëmtonte shumë si republikë.

Shqiptarët e Maqedonisë duke favorizuar Kosovën në kërkesat e saj për republikë dhe pavarësi, nuk hynë në bisedime serioze me palën maqedonase rreth të ardhmes së vendit. Përdorimi i thirrjeve nga klasa politike maqedonase se ” nuk kemi shtet tjetër”…

 

Pjesë nga “Territori i luftës së heshtur”
(Dinamika të reja gjeopolitike në Europën Juglindore) 

Autor: Selim Ibraimi

5.10.2017