(Selim Ibraimi)- Vazhdon të jetë shqetësuese për të gjithë nëse një ditë do të kemi një arsim të mirë pa ndërhyrjen e partive politike dhe grupeve të interesit brenda universiteteve. Në Maqedoninë e Veriut është koha për të bërë lëvizje të rëndësishme në lidhje me arsimin e pavarur dhe menaxhimin duke filluar nga Senati dhe Rektorati. Shembull është UT-ja kur për interesin e pedagogëve, studentëve dhe të së ardhmes, qeveria apo ministria e Arsimit duhet të vendosë dikë në krye dhe më pas të ketë zgjedhje fer pa ndërhyrjen e politikës dhe grupeve. Aktualisht kandidatë për rektorë të UT-së janë:
- Bashkim Ziberi – Fakulteti i Shkencave Matematiko – Natyrore,
- Jusuf Zejneli – Fakulteti Juridik,
- Myqireme Rusi – Fakulteti Filozofik,
- Dervish Alimi – Fakulteti Filologjik. Sipas qarqeve jashtë universitetit dhe diplomatike, prof. dr. Bashkim Ziberi është kandidati më i përshtatshëm, më i përgatituri dhe njëkohësisht më i preferuari nga stafi akademik dhe të huajt për të drejtuar USHT në këtë dekadë kaq sfiduese.