FALSIFIKIMET E MËDHA HISTORIKE TË SHEKUJVE!

  • Historiani Jusuf Buxhovi në veprat “Kosova” e përkthyer në anglisht, “Maqedonia” dhe “Dardania”, nxjerr në pah falsifikimet e mëdha të historiografisë serbe, që kanë të bëjë me mesjetën dhe të ashtuquajturin shtet mesjetar serb në Kosovë. Historia insitucionale shqiptare duhet të vazhdojë tashmë këtë betejë të nisur për të vërtetën historike në mënyrë që ajo të jetë gjithëpërfshirëse.

Esat Bilalli- Ka shumë gjëra të habitshme në botë. Po me i habitshëm ndër këto, madje që të lë me gisht në gojë, është falsifikimi, deformimi dhe zhdukja e të dhënave. Kjo e keqe e madhe njerëzore, në trajtë të veçantë ka gjetë shprehi në Ilirik, i cili emër u falsifiku duke u shndërruar në Ballkan. Keto falsifikime të mëdha janë dy dhe njëra ka ndodhur në kohë të lashta, nja dy mijë e pesëqind vjet më parë dhe tjetra në qindvjetëshin tetëmbëdhjetë. E para ka lidhje me veprën monumentale të Homerit “Iliada”. Siç vërtetohet (Jusuf Buxhovi, “Dardania in Ancient and Medieval Times”, 2013 ) ajo ka qenë vepër epike e përbërë nga shumë këngë, e sajuar nga Pellazgët, paraardhësit e Ilirëve. Por me ardhjen e Doranëve në Ilirik (Ballkan), të cilët pastaj u shndërruan në helenë e grekë, për shkaqe të ndryshme, jo vetëm me e përvetësu vendin e Pellazgëve, por edhe vlerat e tyre shpirtërore bashkë me zotin Zeus dhe me Oraklin e Dodonës pellazge. Kurse të dhënat e shkruara si “Iliadën” e Homerit e “redaktuan”, jo vetëm për ta zhdukur prejardhjen e saj, por edhe për ta përvetësuar atë. Këtë punë do ta bëjë, me ndihmën e “Këshillit editorial” të tij, tirani i Athinës Pizistrat-i në vitin 560 para kohës së re. Po ata nuk ia arritën qëllimit plotësisht, se “Ilida” edhe në këtë gjendje tregon se ka qene vepër e kulturës pellazge, paraardhësve të Ilirëve, stërgjyshërit e shqiptarëve. Po kështu ata bënë edhe me alfabetin pellazg, të cilin e quajtën fenikas, ndonëse ai ishte i Pellazgëve. Këtë e tregon qart Diodorus-i, historian i njohur i lashtësisë, kur thotë: “Unë i quajta ato germa fenikase kryesisht sepse janë ata që i sollën ato te Helenët nga Phoenicia, por janë të parët Pellazgët që i kanë përdorur këto karaktere pasi ia kanë përshtatur ata gjuhës së tyre”, të cilin e ka përdorur Orfeu dhe Pronaprida – mësues të Homerit (J. Buxhovi, “Dardania, Ancient and Medieval Times”, 2013 Huston, USA. Kështu ka ndodhur me mendimtarin me nam Pitagora, kështu ka ndodhur me Aristotelin, mësuesin ilir të Aleksandrit të Madh dhe kështu ka ndodhur edhe me shumë Pellazgë të tjerë, paraardhës të shqiptarëve! Kurse e dyta ka lidhje me përpjekjet e priftërinjëve rusë në qindvjetëshin XVIII dhe XIX për të falsifikuar, deformuar dhe përvetësuar të dhënat kishëtare ortodokse lidhur me Dardaninë mesjetare për ta sllavizuar. Kjo sjellje e pistë do të zhvillohet në trajta të ndryshme. Njëra është falsifikimi i të dhenave kishëtare ortodokse me metoda të ndryshme si kinse për t’i përmirësuar dhe, pasi e kopjojnë atë sipas qejfit të tyre, e shpallin se “origjinali nuk egziston”, sigurisht se pas kopjimit e kanë zhdukur për të fshehur të dhënat që dëshmojnë praninë dhe rolin e arbërve në Dardani dhe Ilirik. Kurse një tjetër është anashkalimi i të dhënave, keqinterpretimi i të dhënave dhe sajimi fantastik i të tjerave në kurriz të mohimit të të tjerëve, sidomos të arbërve. Kurse një tjetër është konvertimi (kthimi) i fisit ilir të Tribalëve me Nemanajt në serbë për të përvetësuar jo vetëm historinë e tyre, por edhe për të rritur numrin e sllavëve që u quajtën serbë, në trajtë që të sajohen kushtet për sajimin artificial të shtetit sllav serb, gjë që ia arritën me përmasa të mëdha duke përvetësuar edhe Rashën Dardane në dëm të iIiro shqiptarëve. Këto dokumente u manipuluan nga priftërinjët ortodokse ruse të Odesës, të cilët pastaj sillen nëpër kisha ortodokse dhe përhapen ne Europë. Këtë e vë në dukje qartë historiani serb N. Novakovic. Ai thotë: “Historia e Serbisë është arnuar nga shkrimet e priftërinjëve rusë” (J. Buxhovi, “Dardania, Antika dhe Mesjeta”, 2020, Faik Konica, Prishtinë. Kurdo që në histori dalin në shesh të dhëna të reja, paraqitet nevoja për rishikimin e saj dhe kështu revidimin e saj. Këtë e kërkon e vërteta shkencore. Në këtë dritë, pyetja shtrohet se a do të ndodhë e njëjta gjë edhe me këto të dhëna që ka zbuluar dhe sjellë në dritë nga dokumentet e fshehura dhe të deformuara me qëllime tendencioze të pista, studiuesi shkrimtari dhe historiani guximtar Jusuf Buxhovi? E vërteta jo vetëm përndiqet, por edhe vuan, por ajo herët ose vonë del në dritë…

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.