Dyert për anëtarësim në BE janë vënë në rrezik

Nga Selim Ibraimi-Instituti i Studimeve të Sigurisë dhe Zhvillimit (ISSD)

Hyrje

BE njoftoi se ka në plan zgjërimin me anëtarë të rinjë nga Ballkani Perëndimor.

Ky është lajm i mirë për Maqedoninë dhe banorët e saj, mirëpo Maqedonia nuk është në planin e anëtarësimit të vitit 2025.Vetëm Mali i Zi dhe Serbia janë favorizuar nga Komisioni Europian.

Ndërkohë protestat e qytetarëve grekë gjatë kësaj jave janë arsye për rritje të nacionalizmit në Ballkan.

Në fakt mosmarrëveshjet në mes Greqisë dhe Maqedonisë kanë gjasa të mira për ti rritur emocionet nacionaliste në të gjitha shtetet e WB6.

Në Greqi popullata greke u çua në këmbë duke kundërshtuar çdo përdorim të mundshëm të emrit Maqedoni në kontestin në mes dy vendeve.

Historikisht Greqia i ka shfrytëzuar të gjitha mjetet për të dominuar politikën ballkanike dhe për t’i influencuar politikat vendore të shteteve fqinjë.

Analizë

Do të jetë tepër e rrezikshme nëse Greqia, do të rikthehej në të kaluarën përshkak të demostratave masive të organizuara në Selanik dhe Athinë.

Nga këndvështrimi gjeopolitik, një ngatëresë shtesë në emrin e Maqedonisë do të gëzojë dhe të bëjë edhe më tej të lumtur një shtet dhe fuqi mjaft aktive në Europë dhe Ballkan, Kremlinin, i cili dëshiron ta pengojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në NATO ose edhe në BE.

Një tentativë grushtshteti sipas burimeve perëndimore në Mal të Zi, Moska u përpoq ta shfrytëzojë në vitin 2016 pak kohë para se Podgorica të bëhej gati për në NATO.

Rusia po tregohet cinike në këtë çështje dhe si gjithmonë duke deklaruar se po mbështet aspiratat e Maqedonisë dhe shteteve tjera të WB6.

Deri më tani Kremlini është treguar zemër gjërë kundrejt nacionalistëve maqedonas, ndërsa nga ana tjetër Moska i dërgon porosi Athinës që të mos bëjnë asnjë lëshim dhe duke ia ngushtuar fushë veprimin qeverisë së kryeministrit pro perëndimor Zoran Zaev. Njëkohësisht, këta veprime të Rusisë, po ju nxjerrin kokëçarje të reja amerikanëve në Maqedoni.

Kremlini është përpjekur për më shumë se 10 vite të përhapë propagandë dhe lajme të rrejshme duke e shtyrë vendin sa më larg Brukselit.

Megjithatë, kjo dritare e mundësisë që ishte e hapur po ngushtohet nga vetë politikat e zgjërimit të BE-së .

Kështu ia pamundëson negociatorit Nimtez të arrijë një marrëveshje të qëndrueshme me të dyja palët.

Sipas shtypit grek ”Partia Liberale” që aktualisht udhëheq në sondazhet kombëtare, nuk kundërshton një kompromis të mundshëm me Maqedoninë pra”mbiemër-plus”, por nuk do ta votojë më qeverinë e kryeministrit Tsipras dhe ka të ngjarë që partia nacionaliste e “Grekëve të Pavarur”, pjesë e koalicionit qeverisës dhe “Kisha Ortodokse Greke” me ndikim në jetën politike të Greqisë dhe me lidhjet e saj të forta me “Kishën Ortodokse Ruse” të vazhdojë ti mbështesë fuqishëm protestat kundër përdorimit të emrit Maqedoni.

Sipas analistëve ekziston edhe mundësia e një krize qeveritare dhe zgjedhjeve të parakohshme me çka do do të shuheshin gjasat për kompromis.

Nëse mbyllet dritarja diplomatike për një marrëveshje në mes Shkupit dhe Athinës, atëherë Rusia na ka bërë një surprizë tjetër të papritur në Ballkan dhe kjo do të ishte një goditje e re ndaj projektit europian.

Kthimi i tij në skenën ballkanike me një fitore epike nga (mos) marrëveshjet e papërfunduara do të ishte dështim i madh i bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni.

Bara e përgjegjësisë do të binte në BE e cila po selekton se cilat shtete do hynë së pari në union në vitin 2025, dhe duke lënë hapësirë për zënka të reja, klimë mosbesimi në rajon apo edhe duke i dëmtuar negociatat e qeverive që duan përparim.

ISSDMACEDONIA

2018