DËMTIMI I VEKTORIT KRYESOR TË LINJËS TRANSATLANTIKE

SELIM IBRAIMI-

1.Megjithatë shqiptarët e Maqedonisë kanë disa dilema. Ata nuk janë thjesht një pakicë ashtu siç i paraqet Kushtetuta e Maqedonisë dhe politika e jashtme e shtetit, ata janë një etni autoktone me kompaktësi gjuhësore dhe kulturore.
Ata duhet të trajtohen si komb por shteti duhet të bëjë një rrugë të gjatë për të arritur këtë dhe për këtë gjë qeveria nuk është e gatshme.
Emri i ri i Maqedonisë i ka thelluar ndasitë brenda maqedonase dhe në një farë shkalle edhe ato shqiptare, përshkak se Marrëveshja e Prespës në proces afat mesëm nuk është garantuese e identitetit shqiptar, por vendos themelet e shtetit etnik maqedon.
Përderisa Europa dhe ShBA-ja e kundërshtojnë formimin e shteteve homogjene etnike në Ballkan, në Maqedoni po vendosen bazat një etnike shtetërore.
Demokracia e re e Maqedonisë nuk po jep rezultate dhe ka prodhuar një klasë politike korruptive maqedone dhe shqiptare që ka fundosur të ardhmen e dy etnive.
Maqedonia ka gjasa të përfundojë në një shtet me indekse të ulta të qeverisjes së mirë dhe korrupsionit të lartë duke mos haruar edhe shkeljen e të drejtave të njeriut. A kemi ndonjë zgjidhje tjetër?

2.ShBA dhe Europa po shkojnë në dy drejtime të kundërta, ndërsa Rusia dhe Kina po luajnë në pjesën qendrore dhe jugore të Europës duke e dëmtuar vektorin kryesor të linjës transatlantike. Sekretari amerikan Mike Pompeu tha se Europa duhet t’i kundërvihet Rusisë dhe Kinës.
Në jug mund të duket jo realiste tani por një intervenim i jashtëm ndërkombëtar qoftë edhe vënia në të ardhmen në administrim ndërkombëtar të Maqedonisë do të shkonte në favor të kohezionit të brendshëm ndëretnik, pasi asnjë qeveri nuk ka arritur të krijojë një shoqëri për të gjithë apo shtetet multietnik. (Ndikimi i Fuqive të Mëdha në rritjen e nacionalizmit në Ballkan) -Selim Ibraimi 

(ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)