Selim Ibraimi (CSSD)- Buxheti i Maqedonisë pas konfliktit të vitit 2001 u keqpërdor nga politikat nacionaliste të qeverive të Maqedonisë duke shkatëruar edhe ashtu ekonominë e brishtë të vendit.
Kryeministri i ri Zoran Zaev erdhi në pushtet me ndihmën e SHBA-ve dhe partive politike shqiptare. Deklarimet e tij për një Maqedoni të re janë për tu parë. Ai është i vendosur rreth konceptit unitar të shtetit dhe promovimit të qytetarizmit të bazuar në dominim një etnik.
Këtu qëndron rreziku i këtij koncepti, pasi një Maqedoni me kaq probleme të brendshme dhe të jashtme nuk mund t’i ‘konzervojë’ dallimet etnike me model unitar- shtet të popullit maqedonas dhe të gjithë të tjerëve që jetojnë në Maqedoni.
Zgjidhja e çështjeve të hapura do të bëhet më qartë në dekadën e tretë ku priten ndërrime në sistemin europian të sigurisë.
Situata do të imponojë zgjidhje të reja për Ballkanin dhe për të gjitha etnitë që kanë statusin e pakicave në shtetet aktuale.
Një lojë e mençur e politikanëve maqedonas dhe atyre shqiptarë, do të mund të siguronte një paqe të sigurtë në jug të Ballkanit Perëndimor dhe njëkohësisht do të parandalonte konflikte lokale me përmasa të shtrihen më gjërë.
Në plan afatgjatë procesi do të punonte në favor të politikave amerikane dhe këtu Uashingtoni do të duhej t’i përkrahte ndyshimet e brendshme kushtetuese në Maqedoni.
Kostoja e funksionimit të shoqërive shumëetnike
Shoqëritë multietnike në vendet e pazhvilluara dhe me qeverisje autoritare, tregojnë se e kanë vështirë të funksionojnë pa konflikte dhe shpeshherë Fuqitë e Mëdha duhet të intervenojnë qoftë ushtarakisht ose duke luajtur rolin e ndërmjetësuesit.
Për Uashingtonin, vazhdimi i politikave të këtilla ka qenë e kushtueshme dhe administrata e re e presidentit Donald Tramp ka bërë të ditur për shkurtime buxhetore në shkallë ndërkombëtare. Uashingtoni pas rrëzimit të Nikolla Gruevskit, në Maqedoni duhet…
Pjesë nga “Territori i luftës së heshtur”
( Trende dhe dinamika të reja gjeopolitike në Europën Juglindore)
Autor: Selim Ibraimi
23.10.2017