SELIM IBRAIMI- INSTITUTI I STUDIMEVE TË SIGURISË DHE ZHVILLIMIT-
Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Olta Xhaçka gjatë qëndrimit në Uashington, ka propozuar opsione për baza tokësore ushtarake.
Skenarë:
I. Në plan afatgjatë, Ballkani mund të ndahet në dy sfera kryesore gjeopolitike me qendra të caktuara të ndikimit.
Blloku i parë ndoshta do të drejtohet nga Serbia me shtetet e saj satelitore, ndërsa blloku i dytë do të menaxhohet në të ardhmen nga Shqipëria.
II. Struktura e re e Ballkanit, e cila do të mbështetet nga Shtetet e Bashkuara si një mur i ri kundër Kinës dhe Rusisë, do të kërkojë pajisje ushtarake dhe personel për tu përballur me sfidat e reja në zhvillim.
Një pjesë e ushtarëve të vendosur në batalione në Gjermani dhe Britani do të detyrohen të shpërndahen në shtetet mike të Uashingtonit në Ballkan. Dhe kjo duket se do të bëhet për shkak të pamundësisë së shteteve aktuale që nuk janë ende pjesë e NATO-s të mbrohen nga sulmet e jashtme ose fragmentimi i tyre paraqet rrezik të mundshëm për anëtarët e rinj të NATO-s.
III. Për të parandaluar kaosin e ri që në disa variante e ka paralajmëruar në mënyrë të ndryshme Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, Uashingtoni do të duhet të përshpejtojë politikën e filluar në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.
Në përgjithësi, amerikanët do të kishin përparësi ndaj fuqive të tjera që janë të interesuara për vakumin aktual të Ballkanit.
IV. Në botën e re, Bashkimi Europian duhet të miratojë politika të reja për Ballkanin Perëndimor, për parandalimin e trazirave para kufijve të BE-së.
Për të tejkaluar këtë zhvillim, është e mundur të fillohet procesi i shpejtë i pranimit të këtyre shteteve të brishta në BE.
Por kjo nuk është e lehtë për politikëbërësit, kështu që shansi i vetëm është: ndërtimi i aleancave të reja në Ballkan. Në fakt, kjo do ta ndihmonte NATO-n në kohë të pasigurisë. Në një mënyrë tjetër do të përdoret si zonë e sigurtë nga vendet anëtare të BE-së dhe demokracitë e reja të brishta të Ballkanit.
Nëse transformimi demokratik nuk ndodhë, atëherë në dekadën e tretë mund të shohim një pamje të re të shteteve me dy forma të qeverisjes: e para, fuqia politike do të përqëndrohet në duart e grupeve të fuqishme politike dhe e dyta, rajoni do të humbiste dinamikën e eurointegrimeve dhe do të ndikohet nga epiqendra të ndryshme.
ISSDMACEDONIA
(Parashikime gjeopolitike 2017-2018)