“Ballkani i Hapur” dhe plani për krijimin e mini-republikave serbe në rajon

Nga Muhamer Pajaziti- Kryeministri Aleksandar Vuçiq është ideatori i Ballkanit të Hapur, një nismë që gjoja synonte të krijonte një zonë të lirë ekonomike më të integruar, si model i bashkimit doganor në Bashkimin Evropian. Në këtë rrugëtim, ai me argatët e tij, po paraqitej si engjull dhe si liberal para bashkësisë evropiane.

Por, nuk zgjati shumë dhe shpejtë u dekonpsiruan qëllimet e tij hegjemoniste për krijimin e dy mini Republikave Serbe në Kosovë dhe Bosnjë Herecegovinë, kthimin e Malit të Zi nën juridiksionin e saj, një qeveri marionetë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë përmes Kosovës për ta përdorur si trampolinë për dalje të sigurtë në Detin Adriatik.

Për të gjitha këto komplote u dëshmua se kishte mbështetje e fuqishme nga regjimi i Putiniti.

Plani dhe këto skenare të errëta filluan të zbatohen në vitin 2016, kur dy oficerë të GRU, Eduard Shishmakov dhe Aleksandar Popov – rekrutuan një shtetas serb me emrin Aleksandar “Saša” Sindeliç për të përgatitur dhe armatosur serbë dhe malazezë për të rrëzuar qeverinë malazeze, duke hyre me forcë në ndërtesën e parlamentit malazez në Podgoricë me qëllim ndalimin e hyrjes së Malit të Zi në NATO.

Një viti më vonë, më 27 Prill të vitit 2017, në Maqedoninë e Veriut ndodhi sulm terrorist në tempullin e demokracisë nga grupe që protestonin me ditë të tëra para Kuvendit, e që nuk ishin vetëm protestues sepse ishin të porositur e të urdhëruar për të shkaktuar trazira në vend. Çuditërisht, brenda protestuesve të dhunshëm në Kuvend kamerat e kapën edhe diplomatin serb, të përfshirë në inskenimin e këtyre ngjarjeve!

Nga dhuna në Kuvend, u lënduan mbi 100 persona në mesin e tyre edhe deputetë dhe gazetarë. Ndër deputetët më së shumti të lënduar ka qenë Ziadin Sela kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Zoran Zaev i LSDM-së, dhe deputetë të tjerë të LSDM-së.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Millorad Dodik, një marionetë e Putinit, bënte plane dhe kërcënonte, për ta shpallur statusin e pavarësisë së Republikës Sërpska.

Me Ballkanin e Hapur pothuajse ishin arritur marrëveshjet që Serbia ti përdor portet detare serbe për eksportimin e mallrave të saj, forcimin e ekonomisë dhe së bashku forcimin dhe ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë.

Më 24 shtator, ndodhë ajo që ishte pritur. Serbia trajnon një grup paramilitarë, të armatosur deri në dhëmbë për aneksimin e Veriut të Kosovës në stilin Putinist. Grupi paramilitarë vendoset në territorin e Kosovës, fillojnë barrikadimet dhe planet për ta zgjedhur luftën, vritet një policë shqiptar dhe për fat të mirë ky plan famëkeq neutralizohet me profesionalizëm nga Policia e Kosovës.

Të gjitha planet e Presidentit serb u penguan, kjo falë edhe intelegjencës amerikane dhe aleatëve tjerë perëndimor. Por, nuk do të thotë se ka mbaruar gjithcka dhe se këto tentativa nuk do të provohen edhe në të ardhmen e afërtë.

E keqja është se bashkësia ndërkombëtare nuk i ka nxjerr mësimet e duhura. Në kuluaret diplomatike akoma ka diplomatë të cilët besojnë se Serbia do të rreshtohet me perëndimin. Pas të gjithë këtyre akrobacioneve bashkësia ndërkombetare ka heshtur dhe ka hezituar ta godasë me shkop Serbinë. Përkundrazi e ka ushqyer me karrota.

Tani Ballkani Hapur një skenarë i koduar për krijimin e mini Republikave serbe u varros nga kryeministri Edi Rama, i cili ndonëse vonë ja këndoi tallkinin,duke i hapur rrugën Procesit te Berlinit.

Gomari e ka ngrënë ujku, por i zoti mendon se kjo ishte vetëm një endërr. Kjo nismë ende po mbahet me shpresë në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi.
Është çuditshme se si për një kohë, treshja Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri me këtë nismë punonin dhe vazhdojnë në sinkron kundër pavarësisë së Kosovës, duke mos e trajtuar këtë të fundit si palë të barabartë!

I çuditshëm është edhe angazhimi i politikanëve shqiptarë në rajon, në këtë drejtim!

Të çuditshme janë edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama në dëm të Kosovës, një shtet i ri që po dëshmohet në të gjitha raportet ndërkombëtare si më demokratiku në rajon!

Për fat të mirë populli shqiptarë në Maqedoni dhe Shqipëri është në anën e të drejtës. Kryeministrat dhe ministrat janë të përkohshëm, një ditë do të shkruhet qartë për veprat dhe të bëmat e tyre dhe historia do t’i gjykoj ashtu si janë, por e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë ndaj të keqes. Kjo shpresë na mbanë gjallë. (INA, Shkup)

https://ina-online.net/ballkani-hapur-dhe-plani-per-krijimin-e-mini-republikave-serbe-ne-rajon/?fbclid=IwAR27hjCCI1QD3KPnJyzZRipdYG3jrr-czJDTscQz1MIaTNpyEuIm1i_0hFE