Australia mbështet kufizimin e të drejtës së vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Australia mbështet kufizimin e të drejtës së vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Jashtme e vendit Penny Wong. “Ne duhet të kërkojmë më shumë nga anëtarët e përhershëm, duke përfshirë kufizimet në përdorimin e vetos. Rusia po tallet çdo ditë me OKB-në ndërsa vazhdon pushtimin e saj të paligjshëm në Ukrainë,” tha Wong. (@CSSDMacedonia)