Nga Urim Hasipi– Samo za tebe, a Za mene ? Vetëm për Ty, a për mua? Sakatohet edhe Bordi i Fondit për Inovacione. Asnjë shqiptar prej 7 anëtarëve. Pesë kryetar shqiptar, ministri maqedonas, gjuha shqipe askund, komunikata vjen në gjuhën maqedonase. Në takimin e kryetarëve të komunave të Pollogut me ministrin e vetqeverisjes lokale gjuha shqipe nuk respektohet, nuk figuron askund. Siç shihet nga fotografitë e lëshuara për media, nga pres qendra e shërbimit qeveritar, në takim kanë marrë pjesë kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut edhe atë, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami (shqiptar), kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri (shqiptar), kryetari i komunës së Bogovinës Besnik Emshiu (shqiptar), kryetari i komunës së Gostivarit Valbon Limani (shqiptar), kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu (shqiptar) dhe kryetari i komunës së Jegunocit (maqedonas). Pra, këta kryetar të komunave përfaqësojnë rreth 200 mijë banorë, apo pjesën më të madhe të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e veriut. Këta kryetar të komunave përfaqësojnë komunitetin e dytë më të madh në vend, që të drejtën e tyre e kanë të garantuar për të përdorur gjuhën shqipe edhe atë, përfaqësojnë komunat ku gjuha shqipe është zyrtare. Prandaj, diskriminimi bëhet që në fillim, e çka mund të pritet nga fondet e qeverisë në Pollog tutje, kur diskriniminimi fillon që në takimin e parë. Kryetarët e komunave që ishin sot në takim, nuk është dashur që të vazhdojnë diskutimin më tutje derisa nuk sigurohet dygjuhësi. E tërë kjo është e faktuar me fotografi dhe video. Në ndërkohë, qeveria e Maqedonisë, ka filluar praktikë të re. Fillimisht komunikatën e lëshon në gjuhën maqedonase për media, pastaj pas një kohe e lëshon në dy gjuhë, ndodh me orë të tëra që të jetë në dy gjuhë. Pra, pesë kryetar shqiptar takohen me ministrin maqedonas dhe komunikata e parë vjen në gjuhën maqedonase. Katrahura anti shqiptare vazhdoi me emërimet dhe shkarkimet sot. Nga bordi I fondit për inovacione janë shkarkuar 7 anëtarët bashkë me kryetaren, ku prej tyre 3 kanë qenë shqiptar. Paramendoni, të shtatë që janë emëruar janë maqedonas, asnjë shqiptar. Ani Izet, samo napred!
2024-07-24